Panorama Sport (Albania)

Lëv: Duam çerekfinal­en

“Fiton ajo skuadër që do të gabojë më pak, duam të kualifikoh­emi”

-

Trajneri i Gjerman isë, Joakim Lëv, është i bindur që ndeshja ndaj Anglisë do të vendoset nga episodet. Ashtu si dhe Sauthgejt, Lëv beson se detajet do të bëjnë diferencën në sfidën e “Wembley”-t.

Sa i druheni Anglisë?

Anglezët janë rritur shumë në këto tri vitet e fundit. Në Kupën e Botës në 2018 ata vërtetuan se janë një nga skuadrat më të mira në botë. Ata kanë lojtarë që luajnë në një nga kampionate­t më të fortë për të mos thënë më i forti në Europë, ata janë të shpejtë dhe mund të na godasin në çdo kohë.

Si është gjendja e skuadrës?

Rydiger dhe Gyndoan janë stërvitur dhe kanë ardhur me ne në Londër. Robin Gësens është mirë dhe do të jetë nga minuta e parë. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë për ne në këtë turne. Shpresoj që dhe ndaj Anglisë ai të jetë në formën e tij më të mirë. Skuadra është gati dhe mendoj që të gjithë që janë në dispozicio­n, mund të japin kontributi­n e tyre.

Çfarë ndeshjeje prisni?

Ndeshjet e një niveli të tillë vendosen në rastet më të shumta nga detaje të vogla. Nëse gabon, skuadra kundërshta­re mund të shënojë dhe ndeshja mbaron praktikish­t aty. Rol të rëndësishë­m në sfida të tilla luan dhe ana psikologji­ke. Duhet të kemi nerva të forta përndryshe mund të kthehemi në shtëpi.

Si është të luash në “Wembley” dhe sa ndikoi fakti që nuk u stërvitët para ndeshjes?

Ishte shumë e rëndësishm­e që të zhvillonim një seancë këtu në stadium, gjithsesi kjo nuk ndodhi për disa arsye që tani është e kotë që t’i përmendim. Por do të kishte qenë shumë e rëndësishm­e nëse do ta kishim pasur mundësinë.

Si e keni përgatitur këtë sfidë?

Motivimi është aty dhe kjo është diçka e rëndësishm­e. Sfida të tilla nuk kanë nevojë për motivim ekstra. Lojtarët mezi presin ndeshje të tilla për të matur forcat. Jemi të vetëdijshë­m që nuk kemi qenë të ekuilibrua­r në disa momente duke humbur përqendrim­in, diçka që duhet ë mos ndodhë në sfidën e nesërme (sotme).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania