Panorama Sport (Albania)

Musiala: Nuk jam penduar që zgjodha gjermanët

-

Jamal Musiala është pa dyshim një nga lojtarët më të përfolur te Gjermania. 18-vjeçari cilësohet si nga talentet më të mëdha në vend dhe jo vetëm. Në debutimin ndaj Hungarisë, ai tregoi se Lëv bëri mirë që besoi tek ai. Vetë lojtari u shpreh në një intervistë se ende nuk e besonte faktin që ishte pjesë e Gjermanisë dhe luan në një turne në të madh.

Sa e vështirë është të vinit nga Anglia në Gjermani?

Në fillim jetoja në Gjermani dhe pastaj shkova në Angli për të ardhur sërish në Gjermani. Vajtja në Angli ishte shumë e vështirë. Mezi u ambientova. Isha në një moshë të vogël dhe mezi arrita të përshtates­ha me jetën në ishull. Rikthimi në Gjermani më ka bërë mirë.

Jeni shumë të lidhur me familjen, te Bajerni ishte mamaja që ju çonte në stërvitje?

Po është e vërtetë, pasi nuk kisha ende një patentë. Mamaja ka qenë një mbështetje e madhe për mua. Jam këtu për shumë arsye dhe ajo është një nga arsyet madhorë.

Kishit një plan B nëse nuk do të ishit bërë futbollist?

Plani A ishte të bëhesha futbollist dhe të jepja gjithçka. Nuk kam pasur plan B. Për fatin e mirë ia arrita qëllimit dhe pse mund të them se është vetëm fillimi dhe se rruga është shumë gjatë. Dhe pse mund të them se kisha premisa për tu bërë një arkitekt i mirë (qesh).

Jeni penduar që keni zgjedhur Gjermaninë para Anglisë?

Jo, aspak. Lëv më ka telefonuar vazhdimish­t, kombëtarja gjermane shfaqi më shumë interes dhe më pas të gjitha u bënë bashkë, fakti që luaj për Bajernin luajti një rol të rëndësishë­m. Jam i lumtur që bëra këtë zgjedhje. Ndihem shumë mirë këtu dhe pse jam më i vogli, lojtarët sillen mirë. Ndonjëherë më duket sikur e gjitha kjo është një ëndërr, ka ndodhur gjithçka shumë shpejtë.

Ndaj Francës dhe Portugalis­ë keni qëndruar në tribunë, sa e vështirë ishte kjo për ju?

Jam lojtar profesioni­st dhe dua të luaj gjithmonë. Stërvitem çdo ditë për të qenë sa më në formë në ndeshjen e radhës. Sigurisht që respektoj vendimet e trajnerit dhe luaj sa herë që ai ta shohë të arsyeshme. Ndaj Hungarisë luajta disa minuta dhe mund të them që ishte një ndjesi shumë e mirë.

Cila do të fitojë, Anglia apo Gjermania?

Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Luajnë dy skuadra me shumë rivalitet. Historia flet qartë për atë çfarë pritet të ndodhë në fushën e lojës nesër (sot). Jam me fat që do të jem në stol, shpresoj të shkel fushën për disa minuta. Nëse luajmë ashtu siç dimë, mendoj që shanset e skuadrës sonë për t’u kualifikua­r janë të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania