Panorama Sport (Albania)

Martinez nuk e pushon “lojën”: Kevin dhe Eden? Vendosin mjekët

-

Belgjika i afrohet çerekfinal­es kundër Italisë për “Euro 2020” dhe projektorë­t janë të gjithë të drejtuar për formën e De Bryjnes dhe Eden Hazardit: “Nuk janë stërvitur, por kemi edhe 24 orë të tjera që do të mund të bëjnë vetëm mirë për riaftësimi­n, – komentoi dje në konferencë­n për shtyp trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez. - Është një luftë kundër kohës, jo parataktik­ë, por po punojmë në optikën e turneut dhe jo vetëm të një ndeshjeje. Do të vendosë stafi mjekësor”.

KONSULTIM - “Fakti që hanë tri vakte në ditë është i rëndësishë­m, më pas do të shikojmë nesër (sot). A është një taktikë jona? Jo, qëllimi është të kem lojtarët në gatishmëri. Nëse nuk do të jenë nesër (sot) në fushë, duam t’i kemi në dispozicio­n për më prapa. Nuk është as arrogancë. Për Edenin është e vështirë, ka një dëmtim muskulor, ndërsa për De Bryjnen bëhet fjalë për një problem në ligament, një tjetër tip dëmtimi. Është një vendim i stafit mjekësor, jo futbollist­ik. Megjithatë, do ta marrim vetëm pas një konsultimi me stafin”. PRECEDENTI - Martinez ka sfiduar në disa raste Roberto Mançinin si trajner, duke humbur gjithmonë përveçse një herë: në finalen e Kupës FA të vitit 2013 me Uiganin e tij, duke fituar turneun. Disfatë që i kushtoi shkarkimin trajnerit italian. “Është magjia e futbollit anglez, – ka kujtuar. - Ishte diçka e veçantë për mua dhe një frymëzim për të gjithë”.

ITALIA DHE MANÇINI - Sfida e sotme parashikoh­et ndërkohë spektakola­re brenda dhe jashtë fushe: “Sipas meje, luajnë dy skuadrat më të forta të këtij turneu. Kemi fituar 14 ndeshje mes kualifikim­it dhe turneut ashtu si vetëm Gjermania. Është mëkat që sfidohemi tani, por do të jemi gati. Kam shumë respekt për Italinë, një skuadër me elementë të mëdhenj individual­ë dhe dinamizëm. Mbrohen si skuadër dhe cilësia e tyre më e mirë është loja, merita është e Mançinit”. Një Itali pak italiane, për disa: “Në futbollin modern skuadrat duhet të jenë fleksibël. Kanë qenë të aftë të ruajnë aspektet mbrojtëse të mëparshme duke shtuar dinamizëm me mbrojtjen e avancuar dhe sfidat një kundër një edhe në prapavijë. Nuk ka humbur ADN-NË, vetëm i janë përshtatur futbollit modern”. Shumë të kaluara me Mançinin, por edhe një admirim të madh: “Është shumë taktik, ka krijuar mentalitet­in fitues dhe dora e tij shikohet nga pikëpamja psikologji­ke, edhe nga shpirti i tij i konkurrenc­ës. Në këtë Itali shikojmë konceptet e tij të lojës: agresivite­t, dinamizëm dhe presing”.

DE BRYJNE - Prania ose jo e De Bryjnes do të mund të bëjë diferencën në fushë: “Është numri 10 më i mirë në botë, çdo trajner do ta dëshironte, por lojtarët duhet të jenë në 100% për të dhënë maksimumin. Do ta zbulojmë vetëm nesër (sot), ai dhe Hazard kanë kryer programe të personaliz­uara. Në çdo rast jemi përshtatur edhe me ndryshimet. Mësuam shumë nga sfida ndaj Portugalis­ë, duke kaluar turin, por duam të përmirësoh­emi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania