Panorama Sport (Albania)

Belgjikë-itali, Belgjikë-itali, në në 4 4 lëvizje lëvizje

Nga porta te sulmi, duke kaluar nga mesfusha. Këtu do të luhet sfida e madhe

-

Përgatiti: LEDIO NASE

Pesë vite më parë në Lion, Italia i mposh ti me armët tipike të futbollit “axurr”: mbrojtje e hekurt, kundërsulm­e të shpejta, organizim takik të përpiktë. Belgjika nga ajo kohë është rritur, mbi të gjitha në vetëdijen e forcave të saj, duke u renditur e treta në Botërorin 2018. Dhe është rritur mbi të gjithë Lukaku, siguria e jetës e Roberto Martinezit, trajner që ka një histori të ngjashme me atë të Robertos tjetër, teknikut “axurr”, i cili tani dëshiron të marrë hak, duke u mbështetur edhe te një precedent shpresëdhë­nës. Në krye të Uiganit të vogël fitoi Kupën FA pikërisht duke befasuar në të 90ën “gjigantët” e Sitit të stërvitur nga Mançini, i cili më pas do t’i linte vendin Pelegrinit. Katalanasi shpreson të përfundojë në të njëjtën mënyrë.

KIELINI-LUKAKU - Për Italinë parashikoh­et një ndeshje e vështirë, e fortë, “e pistë”, ku do të llogariten lojtarët individual­ë përpara lojës dhe duelet në fushë. I pari dhe ndoshta më i rëndësishm­i është delikat dhe thërret në detyrë Kielinin. Duhet të rikthehet në fushë 16 ditë pas dëmtimit muskulor të pësuar ndaj Zvicrës për të ndalur stërfuqinë fizike të Lukakut, diferencën e vërtetë të Belgjikës krahasuar me

pesë vite më parë. Romelu në Itali është pjekur dhe përmirësua­r. Nevojitet një fizik kafshëror qoftë edhe për ta markuar. Nëse Kielini nuk do të ofronte garanci, në fushë parashikoh­et të zbresë Açerbi, i provuar të mërkurën mes titullarëv­e.

IMOBILE-VERTONGEN - Në krahun tjetër të fushës do t’i takojë Imobiles dhe, ndoshta, më pas Belotit, duke ndjekur “traditën” e stafetës. Asnjëri nga të dy nuk vlen Lukakun dhe asnjëri nga të dy nuk ndodhet plotësisht në zemër të Mançinit.

Megjithatë, janë gati dhe të bashkuar. Çiro kërkon golin e tretë në një Europian siç kanë arritur të bëjnë më përpara vetëm Kasano dhe Beloti në historinë “axurre” dhe shpreson që “Allianz” të shndërrohe­t në “Olimpico” ose më saktë teatrin e ëndrrave të lacialit. Imobile duhet të hyjë në mbrojtjen e staxhionua­r dhe të ngadaltë të mbrojtjes belge, ku lideri është Jan Vertongen, 34 vjeç, ishkampion i Totenhemi dhe tani te Benfika, i cili do të ketë një detyrë të dyfishtë: të rikthehet “kolonë” e zonës dhe të favorizojë inkursione­t e shokëve.

ZHORZHINJO-DE BRYJNE - Belgjikë-itali nuk do të jetë vetëm një sfidë e bazuar te forca. Në qendër të skenës do të rezultojë vendimtare cilësia e dy lojtarëve të jashtëzako­nshëm: nga njëri krah “regjisori” Zhorzhinjo, në tjetrin i dëmtuari De Bryjne, mesfushori më i mirë në botë, të cilin Martinez shpreson ta ketë në fushë me çdo kusht. Italo-braziliani dikton kohët e “Axurrëve”, kampioni i Sitit “pikturon” futboll 20 metra më përpara. “Ka një inteligjen­cë taktike dhe është vrastar mes linjave”, ka treguar pikërisht Zhorzhinjo, i cili e shikon çdo javë në fushë në Premier Ligë.

DONARUMA-KURTUA - Në stadiumin e Nojerit, portierit më të mirë në botë, sfidohen edhe dy gjigantë të cilët kanë si qëllim t’i marrin trashëgimi­në pikërisht gjermanit. Kurtua është i gjatë dy metra, vjen nga një familje volejbolli­stësh dhe ka veshur deri tani tri fanella të rëndësishm­e: të Çelsit, Atletikos së Madridit dhe Realit të Madridit. Donaruma, vetëm 4 centimetra më pak ka firmosur për PSG-NË dhe Ligën e Kampioneve deri tani e ka parë vetëm në television. Mançini megjithatë nuk do t’i shkëmbente. Edhe nga këta të dy kalon fati i një sfide që i ka lënë të gjithë pa frymë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania