Panorama Sport (Albania)

Menaxhim skarco dhe nerva, ja pse u eliminuam

- Nga LORAN BLANK

Ndryshimet e shumta taktike të bëra nga Didie Deshamp gjatë Francëzvic­ër (3-3 dhe 4-5 pas 11-m) komplikuan detyrën e ekipit tonë që nuk ishte në gjendje të linte gjurmë në ndeshje. Gjithçka filloi me prapavijën e cila e nisi me tre lojtarë për të kaluar më pas në 4-3-1-2 pa shumë kuptim. Rrëmuja në kokën e trajnerit u pasqyrua te kthimi në klasiken 4-4-2. Sikur të mos mjaftonin këto variante që turbulluan edhe Pogbanë që po bënte një ndeshje të mirë, Deshamp zgjodhi të nxirrte nga fusha Grizmanin. Të gjitha këto gabime në zgjedhjet teknikotak­tike nuk i lejuan blutë t’u përgjigjes­hin kolektivis­ht problemeve që i hapi Zvicra. Anasjellta­s, disa risi të tilla si përfshirja e Lenglesë ose hyrja në lojë e Kingslei Komanit madje kontribuua­n në zhbalancim­in e bllokut francez dhe nuk lejuan menaxhimin e fushës në gjerësi ndaj një ekipi zviceran që u mbështet në lojtarët anësorë të cilët ishin shumë të lëvizshëm. Pas 3-1 francez, ritmi ishte më i qëndrueshë­m me Francën që ruajti si duhet linjat me skemën 4-4-2. Për mendimin tim, hedhja në fushë e Sisokosë në vend të Grizmanit mundësoi kthimin e Zvicrës në ndeshje. Vendimi i gabuar bëri që Deshamp të jepte mesazhin e gabuar sepse skuadra mendoi se e kishte fituar ndeshjen dhe se i mjaftonte të mbrohej. Edhe menaxhimi i grupit në tërësi nuk ka qenë i mirë. Kthimi në kombëtare me çdo kusht i Benzemasë prishi harmoninë dhe në skuadër u krijuan klane siç e konfirmojn­ë edhe sherret Mbape-grizman, Zhiru-mbape apo edhe ato familjare me nënën e Rabiosë që iu hakërrye familjarëv­e të Pogbasë. Edhe ky i fundit pati konflikte me trajnerin që gjithashtu gaboi në zgjedhjen e kapitenit. Vërtet Loris mban shiritin prej kohësh, por grupi ka nevojë për më shumë shpirt lidershipi. Ai portier nuk ka karizëm dhe për këtë mjafton të shikoni se si kapiteni zviceran i motivoi shokët e tij, ndërkohë që Loris nuk ishte as me grupin në pushimin që parapriu penalltitë e 1/8-ave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania