Panorama Sport (Albania)

Pogba shfajëson shokun: U eliminuam për fajin tonë

-

Pas eliminimit të ekipit të Francës nga Zvicra në turin e 1/8-ave të “Euro 2020”, Pol Pogba i doli në mbrojtje Kilië Mbapesë. I ftuar në një program televiziv spanjoll, mesfushori refuzoi t’ia ngarkonte humbjen sulmuesit të PSG. Teksa vëllai i tij rregullish­t merr pjesë në emisionin e njohur, Pol Pogba mori pjesë për disa minuta në “El Chiringuit­o”. Në një spanjishte shumë cilësore, mesfushori i Mançester Junajtidit nuk ngurroi të fliste për eliminimin e skuadrës franceze në turin e 1/8-ave të Europianit, kundër Granit Xhakës me shokë të hënën në mbrëmje. “Jam i trishtuar”, pranoi 29-vjeçari, i cili konfirmon se është pak faji i të gjithëve për atë që ndodhi të shtunën. “E di që ajo ndeshje do të hyjë në histori. Ishte shumë e dhimbshme për të gjithë, për ne, për tifozët. Ishte gjithashtu një mësim për mua dhe për të gjithë, por besoj se ka ardhur koha të shohim përpara”, deklaroi Pol Pogba.

PËR MBAPENË - Ndër lojtarët që ka qenë në qendër të kritikave nga ky eliminim i befasishëm, është Kilië Mbape. Sulmuesi i PSG-SË nuk shënoi gjatë gjithë Europianit dhe humbi goditjen e fundit në portën e zviceranëv­e të hënën në mbrëmje. Por Pol Pogba e mbron atë dhe beson se asnjë lojtar i ekipit të Francës nuk ka më shumë faj se një tjetër. “Kur ka lojtarë të shkëlqyesh­ëm, është normale të shpresosh për gjëra të mëdha. Të gjithë presin ta shohin atë të shënojë pesë gola, të jetë golashënue­si më i mirë në ‘Euro’, të driblojë e të fitojë ndeshjet i vetëm. Por ai krijoi shanse, bëri punën e tij, dha gjithçka, dha shpirtin në fushë. Kilië është një lojtar i shkëlqyesh­ëm. Ajo që ndodhi me Zvicrën është gjithashtu një mësim që do ta bëjë të rritet dhe do të kthehet më i fortë. Në skuadër nuk ka asnjë fajtor, të gjithë jemi në të njëjtën varkë. Fundja, futbolli është i tillë, ndonjëherë madhështor e herë të tjera mizor”, përfundoi 29-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania