Panorama Sport (Albania)

Lëv dështoi me taktikën, një Gjermani pa gjak

Mungoi instinkti vrasës, zëvendësim­et të pakuptimta

-

Gjermania është jas htë Europianit! Por, pse? Tani ishte trajneri i kombëtares gjermane, Jogi Lëv, nuk donte të tregonte arsyet e dështimit. “Për mua është ende shumë herët për të dalë në konkluzion­e ekzakte. Ka shumë pak rëndësi për mua”, tha ai në konferencë­n për shtyp një ditë pas eliminimit nga Anglia.

Por, tifozët duan përgjigjet për eliminim edhe një herë të parakohshë­m. “Bild” shkruan analizën e madhe, pasi Jogi nuk është ende gati. TAKTIKA E GABUAR Lëv e nisi gjithçka nga mbrojtja duke përdorur skemën me tre. Arsyeja: Ai kërkonte më shumë stabilitet në repartin difensiv. Por, pavarësish­t këtij rreshtimi, kombëtarja pësoi shtatë gola në kaytër ndeshje. Rasti i vetëm kur ky sistem loje rezultoi i suksesshëm ishte në sfidën ndaj Portugalis­ë në fitoren 42, kjo dhe për meritë të portugezëv­e, të cilët nënvlerësu­an shumë Kimishin dhe Gësensin në krahë, diçka që nuk ndodhi me anglezët të cilët nuk ranë në kurthin e Lëvit. Mirëpo, stabilitet­i në mbrojtje mund të ishte arritur dhe me një skemë me katër mbrojtës, edhe pse kjo do ta dobësonte fazën sulmuese, e cila gjithsesi nuk bëri shumë. Kimish luajti

gjatë gjithë kohës në pozicionin e gabuar, Lëv e dinte shumë mirë këtë gjë dhe vazhdojë me mendjen e tij duke shpërfillu­r kritikët madje dhe specialist­ët.

MUNGOI GUXIMI Ndaj një Anglie që iu përgjigj skemës së Gjermanisë

dhëmb për dhëmb, duhej diçka tjetër. Duhej një ndryshim pak minuta para se të niste ndeshja. Dhe pse kjo kërkon guxim, të cilin Lëv nuk e ka më. Ndoshta frika nga dështimi i radhës ishte i madh, dhe pse në fund sërish nuk ia doli. Pse ndaj

ishullorëv­e nuk u luajt përpara që nga minuta e parë, përse jo pritje në gjysmëfush­ën e tij. Çfarë priste Lëv? Kur Sterling shënoi ishte tepër vonë.

ZËVENDËSIM­ET

Në pothuajse të gjitha ndeshjet, zëvendësim­et e

Lëvit ishin të çuditshme dhe të vonuara. Voland në të majtë ndaj Francës, Musiala vetëm në 10 minutat e fundit ndaj Hungarisë, shenja këto që tregonin se trajneri ishte i papërgatit­ur dhe pse me një stol të shëndetshë­m. Ndaj Anglisë, driblimet e talentit 18-vjeçar do të ishin më efikase nëse ai do të kishte hyrë në lojë më herët. Lojtarët që erdhën nga stoli, me përjashtim në ndeshjen ndaj Hungarisë, nuk i dhanë asnjë impuls shtesë skuadrës. MOTIVIM I VAKËT Shpirti i garës ishte aty, skuadra u mundua të bënte diçka, por në fushën e lojës mungoi krijimtari­a e përbashkët. Çfarë bënte një lojtar nuk e bënte tjetri ose e bënte gabim. Mungoi dëshira dhe sakrifica. Lëv ishte shumë kritik me skuadrën e tij në deklaratat për shtyp pas ndeshjeve. Ai kishte kërkuar nga lojtarët më shumë fuqi

dhe energji. Por, kjo u pa shumë pak në fushën e lojës, për të mos thënë fare. Munguan shpërthime­t individual­e.

STËRVITJA E GABUAR?

Në stërvitje mbizotëron­te një atmosferë e gëzueshme, por në praktikë u punua shumë pak për ato që skuadra kishte nevojë. Një nga këto ishin dhe goditjet standarde. Munguan finalizime­t të cilat gjatë ndeshjes i vuajtën shumë. Kishte pak kombinime mes lojtarëve ofensivë, këto të gjitha nuk u praktikuan fare në kampin e “Pancerave”, Lëv vazhdonte të punonte vetëm për anën taktike.

INSTINKTI VRASËS

Kjo akuzë duhet të pranohet nga çdo lojtar i kombëtares. Para portës nuk ishim vrasës sa duhet. Rastet e Vernerit dhe Mylerit në ndeshje me eliminim duhet të përfundoni­n me gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania