Panorama Sport (Albania)

Dita e parë si trajner i Bajernit, çfarë duhet të dini për Nagelsmani­n

Fiksimi me teknologji­në dhe taktikën

-

Mirë se erdhe te Bajerni, Julian Nagelsman! Trajneri 33-vjeçar nisi dje zyrtarisht punën me kampionët e Gjermanisë. Përpara se ai të nisë stërvitjen me lojtarët e Bajernit, javën e ardhshme, Nagelsman kaloi disa orë në godinat e klubit ku u njoh dhe me ambientet stërvitore. Kujtojmë që ai zuri vendin e ish-trajnerit, Hansi Flik, i cili mori postin e trajnerit të DFB-SË dukë zënë vendin e Joakim Lëvit.

SI NDRYSHON BAJERNI ME NAGELSMANI­N

Julian Nagelsman është trajneri më i ri në Bundesligë­n gjermane, vetëm 33 vjeç. Ai nisi aventurën e tij me Hofenhaimi­n përpara se të kalonte te Lajpcigu ku dhe u bë i njohur. Lajpcigu nën drejtimin e tij u kualifikua në Champions për herë të parë në historinë e klubit. Madje, ai arriti të shkojë deri në gjysmëfina­le me skuadrën e tij duke u eliminuar më pas nga Parisi. Por, si do të luajë ai me Bajernin dhe cilat do të jenë risitë?

- Nën drejtimin e tij, Bajerni do të luajë me tre mbrojtës. - Lojtarët e rinj do të kenë mundësi të stërviten me skuadrën e parë dhe më pas duhet të provojnë se sa vlejnë.

- Do të ketë rrotacion taktik gjatë ndeshjeve, Nagelsman kërkon të ketë një skuadër fleksibël dhe të vështirë për t’u lexuar nga kundërshta­ri. - Serge Gnabri do të luajë si mesfushor i krahut të djathtë, ashtu siç luante në kohën kur ishte te Hofenahimi dhe shënoi numrin më të madh të golave në një sezon, 14.

- Lukas Hernandez do të luajë

si mbrojtës qendre në shumicën e ndeshjeve gjatë kampionati­t. - Benzhamë Pavar do të rikthehet në qendër pas dy sezoneve si mbrojtës i djathtë.

- Në merkato nuk do të kërkohen lojtarë të tjerë me peshë, pasi Nagelsmani mendon se skuadra e tij është e kompletuar. Mund të synohet vetëm një sulmues i tretë.

- Lojtarë si Kysons, Kris Riçards do të stërviten gjatë verës dhe nëse nuk e bindin trajnerin, atëherë do të kërkohet largimi i tyre në formën e huazimit.

- Në ambientet stërvitore është kërkuar instalimi i disa kamerave në fushë si dhe një monitor. Nagelsmani është i fiksuar pas teknologji­së dhe stërvitjet e tij analizohen në detaje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania