Panorama Sport (Albania)

Mesi pa kontratë, një ekip yjesh .... në ajër

Nga Donaruma te Ramos, ja më të shtrenjtët që ikin me zero

- OLSI TUJANI

Lionel Mesi është një fu tbollist pa kontratë. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, nuk e ka nënshkruar ende kontratën e rinovimit me Barcelonën dhe ka jo pak hije dyshimi nëse do ta bëjë ndiçka të tillë apo jo. E habitshme, por një nga lojtarët më të mirë në botë, nga dita e djeshme është një futbollist i lirë. “Transferma­rkt” ka ndërtuar formacioni­n e futbollist­ëve më të shtrenjtë, në bazë të vlerës së kartonit që figurojnë pa kontratë dhe ende të lirë. Megjithatë, mes kësaj liste ka edhe emra si Donaruma apo Serxho Ramos, të cilët kanë akorde paraprake me PSG-NË dhe pritet vetëm zyrtarizmi i tyre në Paris, apo edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

LIONEL MESI - Argjentina është e përqendrua­r në Kupën e Amerikës latine, e gjithashtu edhe ylli i saj. “Pleshti” po udhëheq alibiceles­tët drejt sukseseve njëri pas tjetrit në fazën e grupeve, duke kërkuar që t’i shkojë deri në fund këtij kompeticio­ni, për të koleksionu­ar trofe me Argjentinë­n. Minuta e fundit e datës 30 qershor, ka qenë e fundit që e mbante Mesin të lidhur me Barcelonën. Nga data 1 korrik, argjentina­si është një futbollist i lirë. Në fakt, një nga futbollist­ët më të mirë në botë dhe me vlerën më të lartë në treg në rast të një transferim­i të mundshëm, do të mund të firmoste në cilindo klub pa dashur që të paguhet asnjë monedhë për kartonin e tij, por vetëm kontrata e pagesës vjetore dhe të drejtat e imazhit, bonuset etj. Emrat e klubeve të interesuar­a kanë qenë të shumtë, ku PSG dhe Mançester Siti kryesojnë listën.

ELSEID HYSAJ - Elseid Hysaj është në të njëjtat kushte si lojtari argjentina­s dhe shumë yje të futbollit europian. Mbrojtësi i Kombëtares përfundoi kontratën me Napolin, që e mbajti pjesë të napolitanë­ve që prej 2 gushtit 2015. Së fundmi, për mbrojtësin e Kombëtares bëhet me dije se Lacio do të jetë skuadra e tij e re, teksa gjatë ditës së sotme mund të ketë vizita

mjekësore, por edhe prezantim. Mirëpo, zyrtarisht, deri në mesnatën e datës 1 korrik, edhe Hysaj ka qenë një futbollist i lirë dhe pa kontratë.

RAMOS & CO - Serxho Ramos dhe Donaruma pritet që të jenë mbrojtësi dhe portieri i PSG-SË për sezonin në vijim,

mirëpo, megjithëse flitet se qendërmbro­jtësi spanjoll ka arritur akord si dhe portieri i Italisë ka kryer edhe testet me parisienët, zyrtarisht, ata ende nuk kanë firmosur kontratë. Në bazë të vlerës së kartonit, janë në formacioni­n më të shtrenjtë të atyre që janë pa kontratë.

 ??  ?? Formacioni i 11 futbollist­ëve me vlerën më të lartë sipas ''Transferma­rkt'' që ende nuk kanë firmosur kontratën për sezonin e ri
Formacioni i 11 futbollist­ëve me vlerën më të lartë sipas ''Transferma­rkt'' që ende nuk kanë firmosur kontratën për sezonin e ri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania