Panorama Sport (Albania)

Roshi: Ju tregoj pesë vitet në Çeçeni, peng të luaj në Serinë A

“Kur sheh Turqinë në Europian, habi që nuk është Shqipëria”

- OLSI TUJANI

Odise Roshi është një futbollist i lirë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar aventurën prej më se pesë vitesh me Akhmat Groznin dhe tashmë është në kërkim të ofertave dhe mundësive për të vijuar karrierën. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, “Raketa” kuqezi tregon jetesën në Grozni, atmosferën që rrethonte ekipin, natyrën e njerëzve apo të presidenti­t, kohën e lirë. Mesfushori i Kombëtares flet edhe për Europianin: nga Italia për të cilën bën tifo, te pjesëmarrj­a e skuadrave në “Euro 2020”, ku sipas tij, kuqezinjtë kanë më shumë cilësi se shumë prej pjesëmarrë­seve në 24shen e kombëtarev­e të kualifikua­ra. Një peng për çfarë nuk ka bërë dhe një keqardhje për çfarë ka bërë keq, edhe pse e justifikon me moshën, por Bundesliga ka lënë jo pak gjurmë në jetën futbollist­ike të mesfushori­t të talentuar fierak.

Pas më se pesë vitesh tek Akhmat Grozni dilni lojtar i lirë. Si ka qenë kjo aventurë për ju?

Ka qenë një periudhë e mirë për karrierën time. Pesë vite të bukura ku kam luajtur në një ligë shumë të fortë.

Thuajse gjithmonë me shokë shqiptarë në skuadër...

Po, për tri vite isha me Bekimin dhe më pas me Bernard Berishën. Kam pasur mbështetje­n e tij gjithmonë.

Si keni kaluar në skuadrën çeçene?

Realisht, kam kaluar shumë mirë. Unë kisha kontratë edhe për një vit, por mendoj se pesë vite ishin të mjaftueshm­e dhe erdhi koha për të diskutuar ndarjen. Jam shumë i kënaqur për gjithçka që kam kaluar në Rusi. Tani jam lojtar i lirë dhe do të shohim...

Çfarë ofertash keni?

Momentalis­ht kam interesime nga Turqia, Izraeli dhe Rusia. Megjithatë, momentalis­ht jam me pushime dhe kam lënë menaxherin që të studiojë secilën prej tyre. Në momentin kur diçka do të jetë konkrete, do të më kontaktojë për të më treguar detajet dhe për çfarë bëhet fjalë.

Në të 30-at, lojtarët

mendojnë për “kontratën e jetës”, duke sakrifikua­r edhe cilësinë e kampionati­t për para. Po ju?

Synim kryesor kam që të arrij edhe një herë formën time më të mirë, sepse vij nga një periudhë e gjatë me dëmtime dhe ku nuk kam qenë në lartësinë që unë dua për veten time. Dua që të vij edhe një herë në formën time më të mirë dhe të tregoj vërtet se kush jam akoma. Kam besim që në vetvete kam akoma shumë forcë për të dhënë në fushë.

Cili ka qenë momenti më i bukur në Rusi?

Moment i veçantë dhe i bukur ka qenë sa herë që kam shënuar gol. Ishte gjithmonë super. Pas ndeshjeve, festonim dhe kalonim bukur me shokët.

Ku festonit?

Në Grozni, Krasnodar apo në Shën Pjetërburg. Kudo kalonim shumë mirë.

Po momenti më i keq?

Gjatë pandemisë. Për shkak të saj, u bllokua tërësisht Rusia dhe ka qenë një stres i madh. Stres i akumuluar

nga të gjithë lojtarët për mënyrën si kaloi pandemia në Rusi.

Për Çeçeninë, apriori, thuhen përshtypje jopozitive. Si ishte jeta në Grozni?

Grozni është kryeqyteti i Çeçenisë, por njëherësh edhe qytet brenda Rusisë. Është një Republikë Çeçene, por ne luanim në kampionati­n rus. Ne kemi pasur respektin e presidenti­t dhe të gjithë tifozëve në çdo moment. Atje është një jetë shumë normale. Është e qetë. Kriminalit­eti është zero, pa vjedhje, vrasje apo ngjarje të kronikës së zezë.

Po pjesa e pagesave?

Shumë të mira. Kanë qenë më korrektë sesa duhet ndonjëherë (qesh...).

Si ishte raporti i qytetarëve me futbollist­ët?

Realisht, nuk është se ne dilnim shumë nëpër qytet. Kishim rezidencën tonë, ku nuk mungon asgjë. Çdo lojtar me familjen e vet mund të jetonte shumë mirë. Pastaj, kur dilnim, shkonim në Moskë apo Stamboll.

Udhëtime të shpejta me avionë.

Pse e zgjedh një lojtar të luajë në Republikën Çeçene?

Kur je atje, mendon për futbollin, për karrierën sepse luan në kampionati­n rus, dhe sigurisht për paratë, pasi jua thashë që është shumë e mirë kjo pjesë. Por rrogën nuk e tregoj (qesh...).

Roshi është gjithmonë me humor dhe me batuta në çdo grup ku gjendet. Po në Rusi si ia bënit me presidenti­n e ekipit?

Gjithmonë bëja shaka. A jo, me presidenti­n jo. Ishte gjithmonë me kujdes dhe me korrektësi sjellja (qesh...). Me çunat në ekip, me tifozët dhe me gjithkënd unë kam pasur një marrëdhëni­e shumë të mirë dhe gjithmonë i qeshur siç është tipi im. Edhe presidenti më donte.

Si ishte largimi pas kaq vitesh?

Të gjithë më uruan më të mirat dhe më thanë: “Do na mungosh”. Kam marrë falënderim­e edhe nga tifozët për gjithçka kam dhënë.

Po thoni që në 5 vite nuk keni guxuar të bënit shaka me presidenti­n?

(Qesh...) Kemi bërë edhe shaka, por gjithmonë aq sa duhet. Normalisht, jo si me të tjerët.

Roshi, a jeni i pasur?

I pasur nuk do të thosha. Mirëpo, jam një 30-vjeçar që çdo gjë e kam ndërtuar me çfarë kam arritur vetë, me forcat e mia dhe jo me lekët e babit siç janë shumë të rinj në Shqipëri.

Nëse do të kishit mundësinë të ktheheshit pas, çfarë do të bënit ndryshe?

Si të them? Besoj se në moshë më të re do të zgjidhja të isha më shumë profesioni­st. Kur isha 20 vjeç në Këln, do të bëja shumë gjëra ndryshe.

Pse e thoni këtë?

Çdo njeri në moshë të re mund të gabojë pak. Ndodh... Tani që e mendoj, mund t’i bëja gjërat më mirë dhe ndoshta karriera ime do të kishte pasur tjetër rrjedhë. Por, duhet pranuar edhe që nuk janë mendimet të njëjta kur je 20 vjeç dhe kur bëhesh 30...

Cila është arritja më e madhe në karrierën tuaj?

Europiani në Francë. Ai kampionat besoj është arritja më e madhe për të gjithë shqiptarët. Sepse, ai event ka qenë krenaria e çdo shqiptari. Është shumë e vështirë që të ndodhë si në fushën e futbollit, të muzikës e çdo gjë tjetër. Atë krenari që u kemi dhënë shqiptarëv­e ne në 2016-ën besoj se nuk mund ta japë as politika dhe asnjë fushë tjetër.

Roshi, brezi aktual i lojtarëve të Kombëtares e ka më të lehtë arritjen e Europianit në krahasim me skuadrën në 2016-ën?

Si ta them... duhet bërë krahasimi për shumë aspekte bashkë, që të dalësh në një përfundim. Aktualisht, ekipi është shumë i mirë. Ndoshta edhe më i mirë, sepse futbolli është rritur shumë, vetvetiu edhe Shqipëria. Mirëpo, gjithmonë, hera e parë mbetet hera e parë (qesh...). Edhe sikur të shkojmë sërish, nuk do të jetë i njëjti gëzim. Unë them që Shqipëria do të ketë gjithmonë shansin për të qenë në Europian, për lojtarët që ka.

Çfarë duhet bërë që të arrihet kjo?

Varet shumë çfarë lojtarësh vijnë në Kombëtare dhe se çfarë ecurie ka secili në ekipet e tyre. Ne futbollist­ët duhet të jemi shumë profesioni­stë në çdo moment gjatë vitit, në mënyrë që të shërbejmë siç duhet në Kombëtare atëherë kur vjen koha për t’iu përgjigjur kombit.

E ka momentalis­ht Shqipëria një grup kaq shumë profesioni­st lojtarësh?

Shqipëria për momentin ka një grup shumë të mirë lojtarësh. Realisht, kur shikoj në Europian që janë kualifikua­r skuadra si Turqia e disa të tjera, për nga cilësitë e shfaqura atje, them se nuk ka mundësi si të mos jemi ne. Mirëpo, ky është futbolli.

Me cilën është Roshi në Europian?

Me Italinë.

Si e keni parë skuadrën “axurre”?

Është një skuadër shumë e fortë. E fortë që ia del edhe kur vuan.

Ju keni luajtur ndaj “Axurrëve”. Çfarë emocionesh kanë qenë?

Diçka e veçantë dhe shumë emocionues­e. Kam ruajtur fanellën e Kandrevës nga ndeshja me Italinë. Që kur ishim fëmijë, shihnim lojtarët italianë, kampionati­n dhe plotësonim albumet. Kur e prek nga afër atë kënaqësi, është e veçantë.

A ka ndodhur që të doni fanellën e ndonjë lojtari dhe t’ju refuzojë?

Jo, sepse nuk jam tip që kërkoj shpesh fanella. Bluza më e veçantë që unë ruaj, është ajo e Patrik Evrasë.

Po juve, jua kërkojnë shumë fanellën?

Unë besoj se mund të kem dhënë më shumë se 1000 fanella. Shumë prej tyre i kam blerë vetë dhe i kam shpërndarë. Mund të kem blerë edhe 2000 euro bluza.

E keni një kampionat të preferuar?

Momentalis­ht jo. Nuk kam asnjë fiksim. Normalisht që unë apo çdo lojtar dëshirën e ka të shkojë në Serinë A, por kjo është shpesh tej mundësive.

Keni luajtur, keni jetuar dhe keni parë shumë vende të botës. Cilin veçoni më të bukurin?

Ka shumë. Në Amerikë, qoftë Nju Jorkun, qoftë Majamin do t’i zgjidhja si vendet më të bukura. Gjithashtu, pushimet zgjedh shpesh t’i bëj në Greqi. Vendin nuk e them (qesh...).

Roshi, a keni një peng në karrierën tuaj?

Jo! Ndoshta, një kënaqësi që do të më kishte plotësuar 100% në karrierë, do të ishte mundësia për të luajtur në Serinë A.

Po diçka për të cilën i thoni vetes se jeni i plotësuar?

Europiani me Kombëtaren.

A ruani akoma raporte me De Biazin dhe grupin e lojtarëve?

Po, me të gjithë. Kemi grupin tonë. Xhani është nga ata trajnerë që edhe pas kaq kohësh, unë flas akoma me të.

Shoku më i mirë i Roshit?

Bekim Balaj.

Si është Roshi në familje? I merrni kohë për të ndjekur futboll apo kur jeni me familjarët tuaj e “injoroni” sportin?

Kur je me familjen, je me familjen. Momentalis­ht jam me pushime me nusen.

Në raportin në çift, e bëni ju atë tifoze me futbollin apo ajo ju bind për të mos ndjekur shumë sport kur jeni bashkë?

Ajo është tifozë, imja personale, por edhe e futbollit në përgjithës­i. Bën tifo për Kristiano Ronaldon dhe për Portugalin­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania