Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu nuk dorëzohet, pret lojtarët e Shkëndijës së Tetovës

Ramadani dhe Zejnullahi, “fiksimet” e korçarëve

-

Skënderbeu kërkon që ta ketë ekipin gati deri më 15 korrik, ditë që do të nisin përgatitje­t. Migen Memelli ua ka bërë të qartë drejtuesve se cilat janë repartet ku kanë nevojë për përforcime dhe klubi i është futur me “kokë” negociatav­e. Fokusi momentalis­ht është vënë te vija e parë, atje ku në dispozicio­n janë vetëm Mensah, Pusi dhe Berisha. Tre lojtarë janë shumë pak për të përballur një sezon të tërë, ndaj edhe bardhekuqt­ë po nxitojnë. Duke qenë se u ka rezultuar e suksesshme “skema” e marrjes së futbollist­ëve nga Shkëndija e Tetovës, korçarët duan ta vazhdojnë traditën. Këtë herë presin të “peshkojnë” në formë huazimi një mesfushor dhe për një sulmues të fshehur.

FLORENT RAMADANI

- 20vjeçari shqiptar ka spikatur sezonin e fundit me paraqitjet e tij te Shkëndija, edhe pse minutat i kanë pasur të reduktuara. Ai është hedhur në fushë nga trajneri Ernest Gjoka 822 minuta gjatë sezonit 2020-2021, ndërsa ka mundur të realizojë 2 gola. Florent Ramadani luan gjithashtu me moshat e Maqedonisë së Veriut dhe dallohet si një mesfushor mjaft i lëvizshëm që shkel çdo centimetër të fushës. Me ardhjen e tij, Skënderbeu kërkon të mbushë boshllëkun e lënë nga Shqiprim Taipin në këtë repartin, ndaj kontaktet mes palëve kanë nisur dhe me shumë mundësi i riu do huazohet në Korçë për sezonin e ardhshëm.

ARBIN ZEJNULLAHI

- I dyti është gjithashtu një talent i Shkëndijës së Tetovës. Fjala është për Arbin Zejnullahi­n, 22-vjecarin i cili luan si sulmues i dytë. Ai cilësohet si një lojtar me perspektiv­ë te Shkëndija dhe trajneri Ernest Gjoka e ka për zemër, madje duke i dhënë edhe shpesh hapësira në formacion. Ai do ta forconte ndjeshëm repartin e sulmit te Skënderbeu dhe bashkë me Mensahun, Pusin dhe Berishën do të kompletoni­n kështu vijën e parë. LLAZI SARO

 ??  ??
 ??  ?? Florent Ramadani
Florent Ramadani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania