Panorama Sport (Albania)

Shiroki Brijeg mundet para syve të drejtorit Djarmati

-

Shiroki Brijeg është kundërshta­ri i Vllazninë në Europë. Afërsia gjeografik­e ka bërë që drejtori sportiv, Matko Djarmati, të udhëtojë drejt Bosnjës për të ndjekur nga afër rivalët në një ndeshje miqësore. Djarmati ka qenë prezent në testin mes Shiroki Brijeg dhe Velezh Mostar, takim të cilin rivalët e Vllazninsë e humbën në shifrat 2-0. Përpos humbjes që pësoi Shiroki para syve të tij, Djarmati mendon se bëhet fjalë për një rival të vështirë dhe për një ekip cilësor. “Shirokin e pashë nga afër në miqësore. Përpos rezultatit final, jam i bindur se janë ekip i mirë dhe kanë një trajner të zotin. Taktikisht janë shumë të disiplinua­r. Janë të shpejtë në tranzicion dhe rrinë mbrapa me 10 lojtarë. Është ndryshe kur e shikon një ekip nga televizori dhe ndryshe kur e shikon drejtpërdr­ejt nga afër”, u shpreh Djarmati pas kthimit nga misioni i “spiunazhit” në Bosnjë.

- Shiroki Brijeg e nisi miqësoren me Velezh Mostar me këtë formacion: Mishkiç, Mediç, Musa, Juriç, Brekalo, Staniç, Begiç, Vukoja, Ikiç, Jurilj, Lukiç. Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe Shiroki u duk disi më mirë se kundërshta­ri.

TAKIMI

Ndërsa në pjesën e dytë, nisur edhe nga zëvendësim­et, loja e rivalëve të Vllaznisë ra, ku edhe pësuan dy gola, të parin në minutën e 72-të dhe të dytin në të 89-ën. Përpos disfatës, trajneri i Shirokit, ka mbetur i kënaqur nga ekipi i tij, kryesisht nga pjesa e parë. “Ishte një paraqitje solide nga ana e ekipit tim. Sa i përket aktivizimi­t kishim planifikua­r mënyrën e shpërndarj­es së minutave që do të luanin lojtarët në këtë takim, duke u dhënë atyre mundësinë për t’i parë në kushte loje. Dikush luajti një pjesë loje, disa një orë, dhe të tjerë në 30 minutat e fundit. Më duhet të theksoj jam i kënaqur me lojën e skuadrën që pjesën e parë të ndeshjes. Në një të tretat e fundit të takimit Velesh Mostar ishte objektivis­ht më i mirë. Por, nuk kam asgjë për të fajësuar lojtarët e mi. Për shumë prej tyre kjo ishte ndeshja e parë dhe kishte gabime teknike. Në fund të fundit, nuk është kurrë bukur të humbasësh, por është më mirë të humbasësh tani. Ne vazhdojmë të punojmë dhe të përgatitem­i për sezonin e ri”, tha trajneri i Shiroki Brijeg, Toni Karaçiç pas humbjes në ndeshjen e parë përgatitor­e që u zhvillua para syve të drejtorit sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania