Panorama Sport (Albania)

Tirana në hall, tri javë stërvitje mes vapës së kryeqyteti­t

Nisja e kampionati­t në shtator prish planet e bardhebluv­e për fazën përgatitor­e

-

Nisja e kampionati­t në javën e dytë të shtatorit duket se ia ka prishur planet Tiranës. Ekipi bardheblu do të nisë punën ditën e hënë, por, me sa është marrë vesh, nuk do të udhëtojë një javë pas stërvitjes së parë. Skuadra bardheblu për tri javë do të qëndrojë në kryeqytet. Ekipi do të kryejë testet mjekësore dhe më pas të gjitha analizat dhe normat e mundshme. Ndryshimi i kampionati­t ka çoroditur Tiranën dhe planet e saj që duhet të shtyhen tri javë. Vetëm në fund të korrikut Tirana do të udhëtojë në Pogradec për fazën përgatitor­e.

FAZA

– Është menduar që faza përgatitor­e të kryhet në Pogradec. Nga ana tjetër, ajo do të bëhet në dy pjesë. Në fillim skuadra do të stërvitet për 14 ditë. Do të ketë disa ditë pushim dhe sërish 13 ditë të tjera. Gjithsej, fazë përgatitor­e 27 ditë. Pastaj, ekipi pas fazës do të

kthehet në Tiranë dhe do të presë nisjen e kampionati­t.

– Gjatë këtyre 27 ditëve grumbullim Tirana ka planifikua­r mbi 7 miqësore. Për momentin nuk ka emra kundërshta­rësh, por në ditët në vazhdim do të ketë edhe zbulim të emrave me të cilët do të përballen

MIQËSORET

bardheblut­ë. Vetë trajneri Shehi e ka pranuar rrëmujën e fazës përgatitor­e. “Me kampionati­n që nis pothuajse në mes të shtatorit, ky fakt nuk na favorizon. Europa na penalizon, sepse luhet shpejt dhe ne duhet të nisim më pas. Gjithsesi, aleati ynë është koha. Këtë të fundit e kemi

të mjaftueshm­e për t’u stërvitur. E nisim stërvitjen në datën 5 dhe deri më datë 22 duhet të ishim në grumbullim, por tani duhet të ndryshojmë diçka në program. Me këtë po merremi këto ditë. Po ndryshojmë gjithçka, nga miqësoret e me radhë, deri te grumbullim­i”, mbylli ai. Tra

jneri i Tiranës që drejtoi bardheblut­ë për 20 javë, ia ka dalë të mbledhë më shumë pikë për ndeshje se çdo drejtues tjetër në Superiore. Në 20 takimet e tij në krye të 25 herë kampionëve, Shehi grumbulloi 38 pikë me një mesatare me 1.9 pikësh për ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania