Panorama Sport (Albania)

Sofranak karikon blutë: Dinamo luan për trofe

Të hënën nis stërvitja, faza përgatitor­e e ndarë në tri pjesë

- ABDULLA DUSHKU

Dinamo konfirmoi dy ditë më parë marrëveshj­en me qendërmbro­jtësin e kombëtares së Malit të Zi, Aleksandar Sofranak. Vetë malazezi për mediat e vendit të tij ka rrëfyer dje firmën me blutë e kryeqyteti­t shqiptar. “Klubi ka një projekt serioz. Ata ishin në krizë, por tani kjo i përket së shkuarës, pasi drejtuesit e rinj duan të bëjnë një ekip të fortë. Ambicia e klubit është të luftojë për trofe, nëse jo këtë vit, atëherë sezonin e ardhshëm patjetër. Kjo gjë më tërhoqi mua dhe jam i bindur se kam bërë një zgjedhje të mirë”, u shpreh Aleksandar Sofranak për mediat malazeze. 30-vjeçari Sofranak është një lojtar i afirmuar dhe me shumë eksperienc­ë, pasi përveç OFK Titogradit dhe Sutjeskës së Nikshiqit në Malin e Zi, ka luajtur edhe në kampionate si ai serb, kroat, belg dhe boshnjak. Me kombëtaren numëron 11 ndeshje deri më tani, ndërsa për herë të fundit me fanellën e kombit të tij ka qenë 90 minuta në fushë në ndeshjen e 14 nëntorit 2020, Azerbajxha­nmal i Zi 0-0. Sofranak mbylli sezonin te Sutjeska, duke qenë një titullar i padiskutue­shëm, ndërsa vetëm pak ditë më parë prishi kontratën me klubin që merr pjesë në Ligën e Konferencë­s.

FAZA PËRGATITOR­E – Të hënën e ardhshme në kompleksin “Football Republik” në Barbas, do të nisë

udhë Dinamoja e Superiores, fillimisht me fazën përgatitor­e, e cila do të kalojë në tri minifaza, ndoshta 10-15-ditore. Minifaza e parë pritet të nisë nga 5 deri më 20 korrik, e cila do t’i kushtohet më shumë përgatitje­s fizike, nëpërmjet dy ndihmëstra­jnerëve të Bledi Shkëmbit, italianëve Françesko Vitobelo dhe Daniele Nervi (përgatitës atletik). Më pas do të ketë një

minifazë grumbullue­se në Pogradec, e cila mund të nisë nga data 20 korrik ose 1 gusht dhe do të zgjasë 10 ditë. Minifaza e tretë do të jetë ajo e konsolidim­it të skuadrës dhe do të rikthehet në kompleksin “Football Republik” deri në nisjen e kampionati­t. Kjo minifazë do të ketë në program edhe mjaft ndeshje miqësore për të parë ecurinë dhe gjendjen e lojtarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania