Panorama Sport (Albania)

Rinovon Edvan Bakaj, prezantohe­t Kërçiku

-

Dinamo mendon edhe për rinovimet. Pasi zyrtarizua­n tri afrimet cilësore në merkato: Skukën, Sofranacin dhe Bardhin, blutë kryeqyteta­s kanë nënshkruar dje vazhdimin e kontratës me portierin 33-vjeçar Edvan Bakaj. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. “Portieri Edvan Bakaj, rinovimi i parë. Dinamo ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Edvan Bakajn. Portieri, një nga shtyllat e sezonit të kaluar, ka besimin e drejtuesve për vazhdimin e bashkëpuni­mit për projektin madhor”, shkruante klubi. Ndërkohë pas rinovimit ka reaguar edhe vetë gardiani i cili shkruan pas rinovimit: “Krenar që jam pjesë e një projekti të madh për ta rikthyer Dinamon aty ku i takon, mes me të mirëve të futbollit shqiptar. Do ja dalim”.

KËRÇIKU – Në mbrëmje Dinamoja bëri edhe prezantimi­n e dytë. Klubi kryeqyteta­s konfirmoi se Dorjan Kërçiku është afrimi i radhës së Dinamos. “27-vjeçari ka firmosur dje kontratën e re me Futboll Klub Dinamo. Mbrojtësi i djathtë, pas disa eksperienc­ave me skuadra të ndryshme në Superiore, është bërë zyrtarisht pjesë e bluve”, shkruante klubi Dinamo në “Facebook”. Lojtari në karrierën e tij ka veshur fanellën e Tiranës, Skënderbeu­t, Partizanit e Laçit.

MERKATO - Tashmë Dinamo pret Harizajn dhe firmën e Abazajt, ku merkatoja po arrin në fazën kulminante. Gjithashtu, dinamovitë­t janë në pritje të lojtarëve të tjerë. Përveç Edvan Bakajt, porta dinamovite do të blindohet edhe nga Romeo Harizaj. Pritet të rinovojë dhe ishportier­i Drilon Mati. Të tre këta portierë do të stërviten nga trajneri Florian Ristani. Gjithashtu, po pritet dhe firma e Marin Abazajt një ish-lojtar te Pogradeci. Dinamo pret edhe anësorin e majtë Aleksandër Kuro, i cili ishte titullar në Durrës, që ende nuk ka vendosur, pasi ai ka shpresë akoma tek oferta ukrainase. Kjo do të vendosë edhe fatin e tij për të ardhmen. Gjithsesi, për lojtarin, në rastin

më të keq, opsion kryesor mbetet Dinamoja. Gjithsesi, në vetëm 4 ditë kohë, që kanë mbetur për të startuar në fushë më 5 korrik, skuadra blu, pret dhe zyrtarizim­et e tjera, ndoshta mund të jenë dhe surprizat e merkatos. Në ditët e ardhshme pritet që klubi blu të prezantojë edhe goditjet e tjera në merkato, si Enis

Gavazaj, Rimal Haxhiu dhe Stefen Çinedu. Dinamo pret pas përfundimi­t të angazhimit me Vllazninë edhe mbrojtësin Eni Imami, i cili ka rënë dakord për një kontratë 3vjeçare. Dinamo me trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi, synon të ndërtojë një skuadër kompakte dhe me pretendime serioze. A. D.

 ??  ?? Edvan Bakaj 33 vjeç, portier
Edvan Bakaj 33 vjeç, portier
 ??  ?? Dorian Kërçiku 27 vjeç, mbrojtës i djathtë
Dorian Kërçiku 27 vjeç, mbrojtës i djathtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania