Panorama Sport (Albania)

Stavri Lubonja: Goli im ua prishi festën të kuqve

“Resmes i ra të fikët, nuk e priste atë barazim dramatik”

-

Bostoni në një lidhje me "Skype", ndonëse mbi 80 vite jetë, Stavri Lubonja, ish-atlet, i vetmi futbollist me nënshtetës­i amerikane që ka luajtur në Shqipëri pas viteve '50 me klube e në Kombëtare, i rikthehet me nostalgji karrierës, veçanërish­t golit që e bëri të famshëm dhe i "bëri me zemër" të kuqtë në atë sfidë historike. Pa harruar "love story"-in spektakola­r të kohës me Medin, një ndër balerinat bukuroshe të Ansamblit Popullor, që shtangu mjedisin e artit, të sportit që edhe sot kujtohet nga të gjithë. Lubonja kujton: "Loja ishte barazim 0-0 deri në minutën e 117-të, kur Resmja shënoi për Partizanin nga porta jugore.

Gol që i favorizont­e në fitimin e titullit. Topi në mesfushë, e luajmë ne, por ishim të hutuar dhe me pak shpresë për të ndryshuar rezultatin. Ndërsa pritej vërshëllim­a e arbitrit B. Hamdiu, kujtoj se kur kam marrë topin, kam qenë në gjysmëfush­ën e Partizanit, rreth 30 m larg portës. I pambuluar dhe pa e menduar gjatë, godas shpejt në gjysmëlart­ësi. Topi mori forcë, përplaset pak te këmba e Dingut, devijon dhe në rrjetë në krahun e djathtë të Maliqatit, i papërgatit­ur. Resmes, që ndodhej pranë tribunës, i bie të fikët, humbet ndjenjat, shtrihet në fushë. Kemi vrapuar drejt tij. Goli im u harrua për një çast, minuta tensioni. Ndërhynë mjekët dhe pas një situnga ate ankthi, gjithçka u normalizua. Pastaj të gjithë në dhomat e zhveshjes. Pas tri ditëve u luajt ndeshja tjetër. Kanë kaluar 70 vite. Sa mirë që e kujtoni për të gjithë atë brez lojtarësh, por sigurisht fati ma solli të mbetem ende sot i kujtuar, jo vetëm për karrierën, por edhe falë atij goli apo jo?", thotë Lubonja.

 ??  ??
 ??  ?? Goli i Lubonjës
Goli i Lubonjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania