Panorama Sport (Albania)

Pavllo Bukoviku: Unë ia kam pasuar topin Panos

“U izoluam me urdhër të Petrit Dumes për atë titull”

- Nga UVIL ZAJMI

Kështu e kujton Pavllo Bukoviku, sot 82-vjeçar, atë çast magjik. Ishlojtar i 17 Nëntorit legjendar, i Kombëtares, ish-arbitër i njohur, që në ato dy takime ka qenë titullar me Partizanin. “Kryeja shërbimin ushtarak dhe me këtë klub kam dalë dy herë kampion. Kam marrë medaljet e argjendta në Hanoi”, thotë për “Panorama Sport” Beni, siç njihet nga të gjithë.

Beni, ishit të grumbullua­r, por nuk lejohej asnjë kontakt me familjarët. Pse?

Qëndronim të grumbullua­r në klub, regjim shtrati, pranë pallatit të sportit “Partizani”. Ishte urdhër i Petrit Dumes, izolim total, larg çdo kontakti më persona të tjerë, as familjarë. Kujtoj se na sollën disa medikament­e, kokrra të bardha dhe na thanë t’i pinim për të na dhënë energji. Edhe sot nuk e di çfarë kanë qenë realisht.

Nuk luajti Resmja, ndërsa juve ju caktohet një mbulim i vështirë...

Në ndeshjen e dytë, te Partizani nuk luajtën dy lojtarë. Midis tyre Resmja për arsye shëndetëso­re dhe pas asaj që ndodhi pak ditë më parë edhe Jashari. Kapiten ishte Miço Papadhopul­li. Pas analizës, trajneri Spahiu më afrohet e më thotë: “Bukoviku, si detyrë ke Thoma Duron, mundohu ta eliminosh”. Unë luaja mesfushor i djathtë e Thomai sulmues i majtë, një lojtar i shpejtë, lëvizte, driblonte, luante në krah, futej në qendër.

Vijmë te goli historik... Çfarë mbani mend?

Sapo kishte nisur pjesa e tretë, vetëm ndërruam fushat, pa pushim. Ka qenë një rivënie anësore nga krahu i majtë i sulmit, kur Pano ma bën me shenjë që t’ia hidhja topin atij, ndonëse nga mbrapa kishte S. Halilin. Ia hodha e ndërsa prisnim që ta ndalonte me gjoks, ai bëri një lëvizje mashtruese. I hapi rrugë topit, e la të përplasej vetëm një herë në tokë fuqishëm dhe diagonal goditi befasishëm me të djathtën. Topi në të majtë të Mile Qoshes nga porta jugore dhe direkt në rrjetë.

Dhe menjëherë përfundoi loja?

Jo vetëm unë, por shumë të tjerë nuk ishim të informuar plotësisht çfarë do të ndodhte nëse njëra nga skuadrat do të realizonte gol. Pasi u përqafuam, i kam thënë Panos që të tërhiqeshi­m mbrapa të ruanim rezultatin. “Beni, mbaroi, - m’u përgjigj, - nuk ka më lojë”. Edhe sot them se ajo ka qenë një gjetje ideale. Ishte e pamundur të zhvillohej një tjetër ndeshje në pak ditë, nëse edhe ajo do të mbyllej në barazim.

Bukoviku, keni luajtur edhe në takime të tjera derbi, ku keni qenë protagonis­t. Mund të na kujtoni ndonjë detaj interesant?

Sigurisht, p.sh. finalja 17 Nëntori-partizani që përfundoi 2-1, në 1966. Unë luaja me 17 Nëntorin. Sërish ndaj Partizanit, një vit më vonë që e fituam po 2-1. Por, pas asaj ndeshjeje na përjashtua­n pa asnjë motiv të dyja skuadrat dhe titullin e mori në tavolinë Dinamoja. Por, ajo me Dinamon në vitin 1961 mbetet e paharruar për shumë motive.

 ??  ?? Panajot Pano
Panajot Pano
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania