Panorama Sport (Albania)

Dedja: Pa një president, Lushnja nuk ngjitet dot ELBASANI

“Buxheti i konsiderue­shëm, por ekipi vuan në infrastruk­turë”

- ALBAN ALUSHI

Lushnja po vuan shumë mungesën e një sponsori. Kështu thotë ish-trajneri Hysen Dedja në një opinion për “Panorama Sport”. Ndonëse vlerëson mbështetje­n e madhe që jep bashkia, ai mendon se klubi ka nevojë për dikë që ta udhëheqë. “Lushnja ka një mbështetje të konsiderue­shme nga bashkia e qytetit, por që për mendimin tim është e pamjaftues­hme. Duhet të ndryshojë mënyra e organizimi­t. Skuadra ka nevojë për një sponsor që të ngjitet në elitë. Duhet një grup sponsorizu­es, donatorësh, nga të dalë një president, një individ privat që të udhëheqë klubin. Kështu Lushnja mund të jetë konkurrues­e dhe pretendent­e kryesore për të kapur Kategorinë Superiore”, u shpreh fillimisht 60-vjeçari.

KRAHASIMI

Tekniku ka provuar ta drejtojë këtë ekip në të dyja kushtet, pra me sponsor dhe bashki, ndaj del në këtë konkluzion. “Vetëm me mbështetje­n e bashkisë verdhejesh­ilët do të kenë shumë vështirësi. Të gjitha gjasat janë që të vazhdojë gjatë në Kategorinë e Parë. Di ta bëj dallimin sepse e kam drejtuar Lushnjën edhe me sponsor, edhe me bashki. Për mendimin tim, Lushnja është këtu sepse i mungon sponsori”, u shpreh mes të tjerash ishtrajner­i.

INFRASTRUK­TURA Tekniku i njohur shkodran e ka drejtuar ekipin në tri periudha të ndryshme. Ai shprehu keqardhjen për gjendjen aktuale të futbollit lushnjar dhe theksin e vendos tek infrastruk­tura. “Lushnja ka tre vjet që ka rënë nga Superiorja dhe nuk

është ngjitur dot. Gjatë kësaj periudhe nga grupi ku ka qenë prezent Lushnja, elitën e kanë shijuar ekipe me sponsor privat, si Bylisi, Apolonia apo Egnatia së fundmi. Edhe sa i takon infrastruk­turës, Lushnja vuan. Ekipi nuk ka ku të stërvitet. Më vjen shumë keq për

këtë gjendje, sepse Lushnja ka një tifozëri të mrekullues­hme, një publik të jashtëzako­nshëm që e ndjek skuadrën e vet në çdo moment dhe meriton shumë më tepër se kaq. Tani që stadiumet u hapën, Lushnja ka favor spektatori­n e saj të zjarrtë”, përfundoi Hysen Dedja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania