Panorama Sport (Albania)

Konfirmohe­t stafi teknik, Pashja: Ja plani me merkaton

-

Shkumbini hedh hapin e parë për sezonin 2021-2022. Klubi ka konfirmuar “arkitektët” e ngjitjes së ekipit në Kategorinë e Parë, konkretish­t trajnerin Lorenc Pashja dhe dy ndihmësit e tij, Arvist Gjata dhe Jurgen Rrushi. Me zyrtarizmi­n e stafit teknik, merr udhë edhe projekti për të ardhmen. I deleguari i presidenti­t Alesandro Borrela i ka dhënë “timonierit” edhe atributet e menaxhimit të merkatos. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, tekniku peqinas shpalos planet për ndërtimin e ekipit dhe objektivat. Ai pohon se është plotësisht gati për të nisur punën, duke filluar nga selektimi i futbollist­ëve e deri në zhvillimin e fazës përgatitor­e për të kthyer Shkumbinin në një ekip që do të konkurrojë për vendet e para në klasifikim. “Falënderoj presidenti­n dhe drejtuesit e tjerë që më besuan stolin për një tjetër sezon. Të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën për Shkumbinin tonë. Do të ndërtojmë një ekip që të realizojmë për objektiva madhorë, sikurse në kampionati­n që u mbyll. Përpara na pret një punë akoma më e madhe, duke ditur vështirësi­të që do të ketë Kategoria e Parë këtë vit. Me dy faza dhe me ekipe vërtet të forta, do të jetë një garë e ashpër. E megjithatë, ne do të kërkojmë që të jemi të suksesshëm në të gjitha hapat, duke filluar që nga merkatoja e deri te përgatitja psikologji­ke për të realizuar planet tona. Sa i takon skuadrës që mbylli sezonin, mendoj se një pjesë e mirë do të vazhdojnë të jenë te Shkumbini. E meritojnë rinovimin, por pa dyshim që do të afrojmë edhe lojtarë cilësorë në çdo repart. Menaxhimi i merkatos do të bëhet në bashkëpuni­m me presidenti­n dhe drejtuesit e tjerë. Jemi gati, pasi i kemi studiuar pikat ku duhet të ndërhyhet. Nuk kemi pse të nxitojmë në fakt dhe duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhj­e. Sikundër e përmenda, boshti i skuadrës ekziston dhe ne na duhet vetëm që të marrim lojtarët e duhur për të pasur alternativ­a cilësore në çdo repart”, tha Pashja. FATMIR AHMETI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania