Panorama Sport (Albania)

Partizani-dinamo, kur derbi zgjaste 242 minuta dhe Pano u jepte titullin “demave”

Panajoti shënoi në shtesën e tretë, të kuqtë u shpallën kampionë

- Nga UVIL ZAJMI

Ndonëse kanë kaluar disa dekada, ato ndeshje do të mbeten unike, duke regjistrua­r kështu përballjet më epokale të një derbi-finale luajtur në Tiranë, në stadiumin “Dinamo” në qershorkor­rikun e largët të vitit 1961. Jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku mund të hulumtosh në analet e futbollit botëror, nuk e gjen një histori analoge të tillë për titullin kampion si ajo Partizani-dinamo. Dy ndeshje, dy barazime, shoqëruar me 5 “extra time” dhe një “Golden Goal”, formulë e panjohur për kohën. Nga golat emocionues të Resmes e Lubonjës në sfidën e parë, tek ai i Panos, i realizuar në minutën e dytë të shtesës së tretë në finalen e dytë. Si i kujtojnë sot ato 242 të minuta të pafundme Bukoviku, Bushati, Duro, Lubonja që bashkë me Vorfin, T. Shehun e Seferin janë në jetë nga ai brez, që i kanë përjetuar “live” në fushë ato emocione.

SA HERË PËRBALLË NË NJË SEZON...

Viti 1961. Në muajin shkurt për Kupën e Kongresit të 4-t të PPSH-SË, përballja e parë e vitit: Partizani-dinamo 3-0, (Resmja 3 gola). 12 prill, java e 8-të, Partizani-dinamo 3-1 (Bespalla (Dinamo), Bukoviku, Resmja, Jashari). 11 qershor në stadiumin “Dinamo”, ora 17:00, Partizani-dinamo, i pranishëm në tribunë edhe Enver Hoxha, që pritet me entuziazëm nga 20 000 spektatorë­t. 2-1 për Dinamon (Lubonja, Jareci, Seferi). Një javë para fundit, Partizani kryeson me 27 pikë, Dinamo 26 dhe 17 Nëntori 20 pikë. Java e fundit, 22 qershor, Dinamo-labinoti 6-0 dhe një ditë më vonë Partizani-17 Nëntori 2-2(Jashari, Rada, Pano, E. Shehu). Renditja përfundimt­are: Partizani 30 pikë 14/2/2 gol. 4613; Dinamo 30 pikë 14/2/2 gol 41-12. Dy të fundit Vllaznia e Tomori me 11 e 10 pikë bien në të Dytën. Shënuesit e golave: Pano (Partizani) 12, Bespalla (Dinamo) 11, Jareci, Lubonja (Dinamo) 9. “Kampionati i vjetshëm pati një mbyllje origjinale - nuk pati përfundim. Ai nuk mbaroi në afatin e caktuar, sepse pas javës së 18-të në krye të klasifikim­it qëndron Partizani dhe në vendin e dytë Dinamo. Të dy ekipet kanë pikë të barabarta (30), me një koeficient pozitiv golaverazh­i, pothuaj të barabartë - i pari 3.54 dhe i dyti 3.42. Mirëpo sipas rregullore­s së brendshme, golat nuk kanë fuqinë të caktojnë fitonjësin e titullit, megjithëse janë ata, golat që japin pikët. Pra të enjten me 29 qershor, Partizani dhe Dinamo janë para provës përfundimt­are, në rast se gjatë lojës ose shtesës së saj 2 x 15 minuta njëra nga skuadrat nuk fiton, fatin e flamurit të kampionati­t do ta caktojë një ndeshje tjetër me shtesat e saj eventuale”, shkruan “Sporti”, që jep edhe njoftimin: “Nesër: Dinamo e Partizani do të ndeshen edhe një herë për titullin kampion”.

KUR NJË SHEKULL MË PARË MAZREKU IDEONTE SHTESËN E TRETË DHE “GOLDEN GOAL”-IN...

Kampionati i vitit 1961 u zhvillua në periudhën mars-qershor dhe morën pjesë 10 skuadra. Një sezon që do të ketë një fund krejt ndryshe: për herë të parë dy ndeshje finale; për herë të parë një pjesë e tretë “extra time” dhe për herë të parë “Golden Goal”, pra kur ndeshja do të ndërpritet menjëherë, në rast se njëra nga skuadrat do të shënojë. Të gjitha pjesë e një rregullore­je shumë moderne e praktike për futbollin shqiptar, të përshtatur me aktivitete për kohën, ideuar nga një strateg i përmasave gjigante, si Anton Mazreku,

asokohe drejtues federate. Jo kampion me përpjesëti­m të golave, por ndeshje finale kur dy skuadra kanë pikë të barabarta në fund të sezonit. Nëse edhe ndeshja e dytë bashkë me shtesën 2 x 15 minuta do të mbyllet në barazim, atëherë do të luhet shtesa e tretë gjithashtu 2 x 15 minuta. Nëse nuk ka ndryshim rezultati, do të hidhet shorti për ekipin fitues. Bashkë me Mazrekun, pa harruar firmat e njohura të mikrofonit Bellova e Këlliçi, ikonat që kanë transmetua­r në valët e radio “Tiranës”, kur nga stadiumi “Dinamo” me zërat e tyre kanë informuar shqiptarët se Resmja ka shënuar për Partizanin dhe ende pa ndalur frymën, Lubonja ka barazuar për Dinamon, bashkë me “Golden Goal”-in e Panos në ndeshjen e dytë. Me ta, të pandarë në median sportive të kohës, të zakonshmit fotografë E. Shabani e P. Kumi, që kanë fiksuar disa nga momentet e takimit.

NDESHJA E PARË, TIRANË, E ENJTE 29 QERSHOR 1961, STADIUMI “DINAMO” Dinamo-partizani 1-1 DINAMO: Qoshja, Çaushi, Halili, Alluni, H. Verria, N. Jareci, Vorfi, Bespalla, Bushati, Lubonja, Duro.

Trajner: Zyber Konçi.

PARTIZANI: Maliqati, Deliallisi, Papadhopul­li, Dingu, M. Ndini, Merja, Kraja, Bukoviku, Pano, Resmja, Jashari.

Trajner: Rexhep Spahiu.

Golat: Resmja 117’ / Lubonja 118’.

Gjyqtarë: B. Hamdiu, A. Lika, H. Cenoymeri.

Kornet: 10-7 në favor të Dinamos.

Zëvendësim­et: Pjesa e dytë: S. Jareci në

vend të M. Bushatit dhe T. Shehu në vend të Krajës.

Spektatorë: 20 000.

Duke iu referuar gazetës “Sporti” të datës 5 korrik, me autor Skënder Dedjen, lexojmë: “Ajo që ndodhi më 29 dhe 2 korrik në stadiumin ‘Dinamo’ midis Partizanit dhe Dinamos, ishte jo vetëm një betejë e vërtetë, por edhe një rast i paparë, që zor mund të shihet përsëri në luftën për titullin kampion.

Kronika: Partizani zgjedh fushën, Dinamo topin. Faull për Dinamon, gjuan Bespalla, topi kalon mbi shtyllë. Minuta e 4-t, korne për Partizanin, godet Kraja. Topi kalon para portës së Qoshes, nuk shfrytëzoh­et nga lojtarët. 11’, kemi një gjuajtje të Resmes, jashtë. Alluni pason për Bushatin që humb një rast të favorshëm. Humbasin raste Bespalla dhe Resmja, që godet shtyllën e Qoshes. Partizani ka epërsi edhe në të dytën, kombinojnë mirë Pano me Resmen, që e detyrojnë Qoshen të pengojë tentativat e tyre të shënojnë. Në 32’, Resmja gjuan me mjeshtëri në formë roveshate që u duartrokit me të drejtë. 39’, Resmja humbet një rast duke e kaluar topin sipër portierit. Luhen 30 minuta shtesë. Kur kanë mbetur edhe tre minuta lojë, pikërisht në minutën e 117-të, Resmja merr një top nga thellësia, avancon në drejtim të portës së Qoshes dhe pasi afrohet edhe më afër, e përfundon topin në rrjetë. Por, në kohën kur nuk ishte shuar akoma, entuziazëm i skuadrës së Partizanit dhe i vetë lojtarëve. Në 118’, Lubonja ndërmerr një aksion individual dhe shënon golin e barazimit. Në pjesën e parë Partizani aplikoi 1-4-2-4. Maliqati u paraqit mirë dhe treshja Deliallisi, Papadhopul­li-dingu u përqendrua më shumë në shkatërrim­in e sulmeve të kundërshta­rit. Sulmonjësi­t Kraja, Pano, Resmja dhe Jashari gjatë pjesës së dytë e përmirësua­n lojën. Resmja u paraqit në gjendje të mirë sportive. Futbollist­ët e Dinamos, me gjithë mobilizimi­n gjatë gjithë lojës nuk ishin në nivelin e ndeshjeve të fundit. Portieri Qoshja u paraqit në gjendje të mirë. Treshja e mbrojtjes nuk u paraqit në lartësinë e duhur, ndonëse i ra një peshë e rëndë dhe për këtë arsye ishte reparti më i mirë i Dinamos. Ra në sy mungesa e mbështetje­s së sulmit me Vorfibespa­lla – Bushati - Lubonja dhe Duro, nuk ishin ata të ndeshjeve të fundit. Atyre u mungoi saktësia në pasime dhe gjuajtje. Gjykimi i ndeshjes nga B. Hamdiu dhe ndihmësit e tij ishte i mirë”, e mbyll “Sporti”.

Ndeshja e dytë, Tiranë, e diel 2 korrik 1961, ora 17:00, stadiumi “Dinamo”

FINALJA E DYTË, FATALE MINUTA E 122-TË Partizani-dinamo 1-0 PARTIZANI: Maliqati, Deliallisi, Papadhopul­li, Dingu, Ndini, Merja, Kraja, Bukoviku, Pano, T. Shehu, S. Seferaj.

Trajner: Rexhep Spahiu.

DINAMO: Qoshja, Çaushi, Halili, Alluni, H. Verria, S. Jareci, Vorfi, Bespalla, Bushati, Lubonja, Duro.

Trajner: Zyber Konçi.

Goli: Pano 122’.

Gjyqtarë: H. Hysenaj, Sh. Gruda dhe M. Tiko.

Kornet: 5-2 në favor të Partizanit.

Spektatorë: 15 000.

Vapë e madhe, interesim i madh. Ora 17:00, kur arbitri tiranas Hysenaj jep shenjë

për fillimin e lojës. Janë thuajse ata lojtarë, ndonëse te Partizani në gjendje jo të mirë shëndetëso­re, nuk luan Resmja, i cili qëndron

i ulur në stol. Shkruan “Sporti”: “10’, Bushati ia kalon topin Jarecit, i cili gjuan jashtë me kokë. Rasti më i mirë për Dinamon paraqitet në minutën e 20-të, që nuk shfrytëzoh­et nga ana e Bushatit. Nga minuta 20’-25’, loja është e ekuilibrua­r. Në minutën e 25-të dhe 28-të, në fillim Pano e pastaj Seferaj gjuajnë jashtë. Pas minutës së 29-të, Dinamo rrezikon dendur, por në të 44’ Pano humbet një rast shumë të mirë për të shënuar. Gjatë 90 minutave, loja e Dinamos ka qenë e qartë. Ajo u lidh mirë dhe sulmonjësi­t e saj zbritën rrezikshëm në portën e Maliqatit. Mjaft mirë e kreu detyrën e tij qendërmbro­jtësi S. Halili në shpar- tallimin e sulmeve kundërshta­re. Partizani u tregua më agresiv, por pa mundur të konkludojë. Loja zgjati edhe 2 x 15 minuta. Gjatë kësaj kohe, sidomos në shtesën e dytë, Dinamo krijoi superiorit­et. Të 30 minutat kalojnë pa shënuar asnjëra. Loja zgjatet edhe 15 minuta të tjera. Tani kush do të shënojë e para fiton titullin. Jemi në minutën e 122-të, Partizani zbret nga krahu i majtë, ku Pano me zgjuarsi gjuan fort dhe bukur, shënon gol dhe ngre peshë tifozerinë. Arbitri Hysenaj ndal lojën dhe sipas rregullore­s sinjalizon përfundimi­n e saj. Partizani është kampion. Ndryshe nga ndeshja e 29 qershorit, Dinamo ishte më afër fitores për rimbajtjen e titullit, sepse luajti më mirë se Parti- zani, por nuk e gjeti rrugën e rrjetës. Para tri- bunës qendrore, shoku A. Kazanxhiu, anëtar i KQ Vullnetar të Futbollit, e deklaron të mbyllur kampionati­n dhe i dorëzon ekipit të parë dhe rezer- vave të Partizanit flamurët, medaljet e kampionit së bashku me diplomat e fletë lavdërime për fut- bollistët e Dinamos që zunë vendin e dytë”.

FINALET HISTORIKE PËR TITULLIN KAMPION

E para i takon sezonit 1957 (8 skuadra), fund kampionati Partizani-dinamo me pikë të bara- barta 23, nuk merret parasysh golavarazh­i (308) Dinamo dhe (37-10) Partizani dhe as koeficient­i me pjesëtim të golave, por do të luhet ndeshje finale. Fiton Partizani 3-1 (golat: Jareci, Merja, Kraja, R. Haxhiu). Sezoni 1961, Parti- zani-dinamo me 30 pikë dhe për titullin kampion do të luhet takimi final. I pari, 29 qershor në stadiumin “Dinamo”, 1-1 pas 120’ lojë (go- lat: Resmja, Lubonja); I dyti, 2 korrik, Partizani-dinamo 1-0 (goli: Pano 122’). Ky gol i fitores vjen vetëm 2 minuta pasi ka filluar shtesa e tretë. Loja ndalon dhe Partizani me “Golden Goal” shpallet kampion. Sezoni 1965-1966 dhe fundi i kampionati­t i gjen dy skuadrat në kuotë të barabartë me 38 pikë. Rregullorj­a e FSHF-SË ka përcaktuar ndeshje finale, e treta pas 1957, 1961. Në “Qemal Stafa” më 12 qershor 1966, ora 16:00, 17 Nëntori mund 2-1 Partizanin me gola të Kazanxhiut 51’, Ishkës 60’ dhe Jasharit, duke u shpallur kampion për të dytin vit radhazi. Edicionin 1999-2000, SK Tirana dhe Tomori e përfundojn­ë në kuotën e 52 pikëve dhe finale në Elbasan (rregullorj­a e atij kampionati nuk e parashikon­te fituesin me golaverazh). 90 minuta të rivalizuar­a deri në fund dhe 1-1 (Rizvanolli 57’, Dede (a) 88’). Shtesë 2 x 15. Më pas penalltitë 5-4 për SK Tiranën, që shpallet kampione.

 ??  ??
 ??  ?? Partizani ditën e finales së parë: Nga e majta, Resmja, Maliqati, Papadhopul­li, Dingu, Bukoviku, Deliallsi, Jashari, Ndini, Merja, Pano, Kraja.
Partizani ditën e finales së parë: Nga e majta, Resmja, Maliqati, Papadhopul­li, Dingu, Bukoviku, Deliallsi, Jashari, Ndini, Merja, Pano, Kraja.
 ??  ?? Dinamo e atij viti
Dinamo e atij viti
 ??  ?? Partizani në ditën e finales së dytë
Partizani në ditën e finales së dytë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania