Panorama Sport (Albania)

“Bomba” e verës, Vllaznia prezanton Latifin

Mesfushori firmosi kontratë 2-vjeçare, do të marrë 10 mijë euro në muaj

- ADMIR URUÇI

Ajo që u paralajmër­ua prej ditësh, u bë realitet në Shkodër. Vllaznia ka plasur për momentin "bombën" e parë në merkaton e verës në futbollin shqiptar duke prezantuar ish-mesfushori­n kampion me Skënderbeu­n dhe të Kombëtares, Liridon Latifi. Një ditë më parë vetë lojtari pranoi se është

Ajo që u parala jmërua prej ditësh, u bë realitet në Shkodër. Vllaznia ka plasur për momentin “bombën” e parë në merkaton e verës në futbollin shqiptar duke prezantuar ish-mesfushori­n kampion me Skënderbeu­n dhe të Kombëtares, Liridon Latifi. Një ditë më parë vetë lojtari pranoi se është shumë pranë skuadrës shkodrane. Lëvizje, e cila u finalizua me sukses. Ka qenë vetë klubi shkodran që dje ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshj­en me futbollist­in Liridon Latifi, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare. Te Vllaznia shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira. Vlera e kontratës është e konsiderue­shme, por nga sa mësohet drejtuesit e klubit nuk kanë kursyer në këtë drejtim duke bërë afrimin e duhur. Lajmi qarkullont­e prej ditësh, por dje Latifi ka firmosur kontratën për dy sezone me kuqeblutë dhe do të përfitojë rreth 10 mijë euro në muaj. Njoftimi është bërë nga vetë klubi i Vllaznisë në rrjetet sociale. Ja postimi i Vllaznisë: “KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme (djeshme) ka arritur marrëveshj­en me futbollist­in Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat

ka luajtur më përpara. Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!” Latifi u transferua nga Skënderbeu për mbi 900 mijë euro te Akademia Pushkash në Hungari pastaj u huazua te Sherif Tiraspoli në Moldavi, dhe u kthye më pas te ekipi hungarez por karriera i mori

në rënie. Mesfushori kosovar do të jetë pjesë e listës për ndeshjet me Shiroki Brijegun, por aktivizimi i tij, kryesisht në ndeshjen e parë që do të luhet më 8 korrik në Bosnjë, është në dorë të trajnerit Brdariç, që në ditët e mbetura do të vlerësojë gjendjen e 27-vjeçarit.

 ??  ??
 ??  ?? Liridon Latifi gjatë prezantimi­t te Vllaznia me sponsorin Xhaferi
Liridon Latifi gjatë prezantimi­t te Vllaznia me sponsorin Xhaferi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania