Panorama Sport (Albania)

Mehdi Bushati: Humbëm, por goli i Panos na “justifikoi”

-

Ish-titullar i Dinamos dhe Kombëtares në ato vite, i kujton shumë mirë dhe me nostalgji, pasi ka qenë protagonis­t në ato sfida të paharruara. "Na grumbullua­n në Durrës, në konvaleshe­ncën e Ministrisë së Brendshme, për t'i larguar lojtarët nga Tirana", tregon ai për "Panorama Sport".

Z. Bushati, një sfidë pa fund ajo Dinamo-partizani e viteve '60 apo jo?

Rivalitet i jashtëzako­nshëm. Vetëm në atë sezon ishim ndeshur disa herë. Edhe titujt, trofetë, janë ndarë midis dy klubeve në ato vite. Ishim miq, shokë, luanim kundër, pastaj bashkë në Kombëtare, turne miqësorë. Ia njihnim mirë lojën njëri-tjetrit, si dhe strategjit­ë që përdornin trajnerët. Ne ishim kampionë në fuqi dhe Dinamoja e asaj periudhe ishte skuadër e fortë.

Çfarë kujtoni nga ato ndeshje?

Që u luajtën në "Dinamo", pasi "Qemal Stafa" për arsye ristruktur­imi ishte mbyllur. Dy takime në tri ditë. 242 minuta pa fund, spektator i jashtëzako­nshëm, interesim i madh. Mendoj se ndeshja e parë, ajo ka qenë më e bukura, më dramatikja për emocionet që përcolli deri në fund.

Si luanin skuadrat, taktikat, mënyrat e lojës?

Secila kishte fizionomin­ë e saj të lojës. Skuadrat kishin një potencial të madh lojtarësh, Resmja, Jareci ishin liderë të vërtetë. Ato sfida patën tri pamje: Partizani në festë, kur Resmja shënoi, titulli larg vetëm 2 minuta. Më pas në festë Dinamoja, edhe pse lojë nuk kishte më. Takimi i dytë, vinim pas 120 minutash lojë. Ishim të lodhur, mendoni kohën, kushtet. Kur Pano shënoi dhe arbitri Hysenaj ndaloi lojën dhe sinjalizoi fundin e saj, ne pamë njëri-tjetrin. Askush nuk e pranonte humbjen e ndeshjes dhe të titullit kampion, por "golin e shënoi Pano", ky ishte justifikim­i që gjetëm ....

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania