Panorama Sport (Albania)

Kejn: Tani duam finalen

“Ishte një mbrëmje perfekte, ka ardhur momenti ta kapërcejmë gjysmëfina­len”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Irikthyer dhe duke thy er edhe rekorde. Herri Kejn i vjen në ndihmë skuadrës së Anglisë, atëherë ku ajo kishte më shumë nevojë për liderin e saj. Pas golit ndaj Gjermanisë në 1/ 8-at në “Wembley”, vjen një dopietë për kapitenin e “Tre Luanëve” ndaj Ukrainës në “Olimpico”, më i miri në fushë në çerekfinal­en e Romës.

REKORDET - Goli i tij i parë (3:32) ishte më i shpejti për Anglinë në Europian që prej golit të Majkëll Ouenit (2:25) në “Euro 2004” kundër Portugalis­ë. Sulmuesi i Totenhemit arriti Alan Shirerin për numrin e golave të shënuar në kompeticio­net e rëndësishm­e (Botëror/europian) me Anglinë (9) dhe përpara ka vetëm Geri Linekerin (10). 27-vjeçari u bë edhe futbollist­i i katërt i “Tre Luanëve” i cili shënon një dopietë në Europian dhe i pari që e realizon dygolëshin në një fazë me eliminim direkt.

MBRËMJA PERFEKTE Por le t’i lëmë mënjanë statistika­t e asaj që ai e quajti mbrëmjen perfekte për Anglinë. Tashmë ai i ka vendosur syrin finales: “Çfarë paraqitjej­e fantastike në një ndeshje të madhe. Kishte shumë presion mbi ne. Ishim favoritët dhe pritshmëri­të ishin të larta. Një tjetër ndeshje pa pësuar, 4 gola, ishte mbrëmja perfekte për ne. Ishte bukur që shënuam shpejt në ndeshje dhe unë ndihmova skuadrën. U fol shumë për mua dhe paraqitjet e mia. Unë jam thjesht gati për ndeshjen e radhës, për ta ndihmuar dhe udhëhequr këtë skuadër me shpresën për të arritur në një finale Europiane”. Anglia ka arritur në dy gjysmëfina­le të njëpasnjës­hme, pas asaj kundër Kroacisë në Rusi 2018. “Këtu donim të ishim. E vendosëm si objektiv që pas Botërorit rus atë që donim të arrinim dhe fitonim me këtë skuadër. Po arrijmë hap pas hapi. Bëmë një Botëror të shkëlqyer, por nuk fituam dot. Në Ligën e Kombeve arritëm një tjetër gjysmëfina­le. Ta kalojmë këtë pengesë është ajo që duhet të bëjmë të mërkurën. Tani kemi më shumë eksperienc­ë. Kemi luajtur me klubet tona në ndeshjet dhe kompeticio­net më të mëdha. Në finalet e Ligës së Kampioneve kemi luftuar për titullin e Premier Ligës dhe shpresojmë që të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Jemi në rrugën e duhur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania