Panorama Sport (Albania)

Ishte shumë e thjeshtë me Ukrainën, më e vështirë me danezët e frymëzuar

- Nga ZHOZE MURINJO

Ishte e thjeshtë kundër Ukrainës. Shumë e thjeshtë. Sigurisht që ishte një paraqitje e mirë e Anglisë dhe ata ia bënë më të lehtë vetes, por siç unë e prisja, gjithnjë do të ishte e lehtë. Ata ishin gjithnjë me këmbën në gaz dhe mund të kishte përfunduar 5-0. Ata nuk kishin asnjë problem. Nuk kishin lojtarë të dëmtuar, as të pezulluar. Garet Sauthgejt donte të luante me skuadrën më të mirë pavarësish­t lojtarëve që rrezikonin pezullimin dhe përzgjedhj­a e skuadrës rezultoi e drejtë, duke mos i kursyer lojtarët. Dhe tani ata janë në gjysmëfina­le. Do të jetë më e vështirë, sepse Danimarka është një skuadër më e mirë sesa Ukraina, por Anglia është e fortë, luan mirë dhe ka vetëbesim. Ata kanë ndjesinë se po vjen në shtëpi dhe do të jetë një gjysmëfina­le e madhe. Danimarka është solide dhe ka gjetur një mënyrë të re loje për të luajtur pa Kristian Eriksenin. Me Eriksenin ata luajtën me 4 lojtarë në mbrojtje dhe një numër 10. Por tani, ata luajnë me tre në mbrojtje dhe kanë qenë solidë. Kanë lojtarë të mirë, të cilët luajnë në kampionate­t më të forta dhe me shumë eksperienc­ë. Ata janë shumë optimistë, pavarësish­t çfarë ndodhi dhe duken që janë emocionali­sht të fortë, plus të kontrollua­r dhe me një shpirt të shkëlqyer skuadre. Taktikisht, dinë se çfarë po bëjnë. Kanë gjetur një mënyrë të re loje të të luajtur futboll, që është solide dhe efikase. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë, pavarësish­t se ata po luajnë mirë dhe do të jenë në shtëpi. Ata duhet të luajnë mirë. Tani pyetja është: A duhet Anglia që t’i përshtatet skemës së Danimarkës, me një mbrojtje me tre vetë siç bënë ndaj Gjermanisë? Në pikëpamjen time, jo, nuk kanë nevojë. Mbrojtja e Gjermanisë dhe mënyra se si ata luajnë me tre në mbrojtje, është e ndryshme. Por, me Danimarkën, Anglia nuk ka pse të ndryshojë për t’u përshtatur. Katërshja angleze e mbrojtjes është me të vërtetë solide. Ljuk Shou është duke luajtur gjithnjë e më mirë. Kajl Uoker është duke bërë një Europian të shkëlqyer dhe dy qendërmbro­jtësit, Herri Meguajër dhe Xhon Stons, janë gjithashtu duke bërë një turne fantastik. Kjo është më shumë se e mjaftueshm­e për ta kontrollua­r Danimarkën ofensivish­t. Dhe pastaj, ti ke 4 lojtarë që do vendosin fantazinë e ndeshjes dhe kjo është ku Sauthgejt mund të ketë më shumë dyshime. Uoker, Meguajër, Stons dhe Shou janë të sigurt. Filips dhe Rajs janë të sigurt. Rahim Sterling dhe Herri Kejn janë gjithashtu të sigurt. Pastaj ka dy vende të hapura ku opsionet janë të ndryshme. Garet duhet të mendojë se si të marrë vendimin më të mirë. Xhejdën Sanço luajti mirë kundër Ukrainës. Fill Foden e nisi turneun mirë. Xhek Grilish duket sikur nuk është futbollist­i i preferuar i Garetit, por në çdo minutë që luan ai bën mirë, plus që Mejzon Maunt po rikthehet. Ka shumë alternativ­a për këto dy pozicione. Duke qenë se luan në “Wembley”, Anglia do të jetë solide si gjithmonë, por ata duhet të përpiqen ta fitojnë ndeshjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe nuk kanë nevojë për tre në mbrojtje për ta bërë këtë. Gjysmëfina­let janë shumë të rëndësishm­e për Anglinë. Ata ishin në këtë fazë tre vite më parë dhe kjo i dha vendit një ndjesi të shkëlqyer. Por, tani, është një gjysmëfina­le në “Wembley” me një skuadër fantastike dhe grup lojtarësh. Është gjithashtu një skuadër e re me të ardhme të shkëlqyer. Në rrethana të tjera, nëse gjërat nuk shkojnë në mënyrën e duhur, njerëzit do të jenë ende optimistë, por ky është ai lloj momenti ku të gjithë duan ta përqafojnë me të dyja duart. Një finale mes Anglisë dhe Spanjës ose Italisë do të ishte sigurisht një ditë e pabesueshm­e për futbollin dhe për vendin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania