Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt nuk kënaqet: Ishim të pamëshirsh­ëm, tani duam historinë

-

Garet Sauthgejt i ka idetë e qarta. Ai u bë trajneri i dytë anglez që e udhëheq Anglinë në dy gjysmëfina­le të njëpasnjës­hme (Botëror/europian) pas Alf Ramsejt (në Botërorin 1966 dhe "Euro 1968"). Sauthgejt vlerësoi lojtarët e tij për arritjen në katër skuadrat më të mira të kontinenti­t, por i sfidoi ata që të shohin për më larg. Kundërshta­rët e së mërkurës, Danimarka, janë më të vështirë se Ukraina dhe një finale kundër Italisë ose Spanjës është pa dyshim një sfidë e vështirë, por kush kishte dyshime mbi forcën e Anglisë, e mori përgjigjen në Romë. "Ne nuk donim që të bënim një hap pas. Donim që ta përqafonim këtë mundësi dhe jo thjesht të shpresonim që mund ta fitonim dhe t'ia linim në dorë fatit të luante rolin e tij. Mendoj se lojtarët ishin vendimtarë dhe të pamëshirsh­ëm gjatë gjithë ndeshjes. Është fantastike, sepse jemi në një tjetër gjysmëfina­le pas tri vitesh. Tani duam që të bëjmë dy hapa më tej. E di se çfarë do jetë duke ndodhur në shtëpi. Është shumë bukur që të shohësh mbrëmjen e së shtunës të gjithë me një birrë në duar. Ata duhet ta shijojnë atë. Ka qenë një vit i gjatë për të gjithë. Jam i emocionuar që këto dy ndeshje të fundit u kanë sjellë kaq shumë gëzim njerëzve. Është fantastike për vendin tonë. Luajmë një gjysmëfina­le në 'Wembley'. Të gjithë mezi po e presin, është e shkëlqyer, por ne nuk jemi kënaqur. Kjo ishte një tjetër mbrëmje e pëlqyeshme për të gjithë, por edhe përpara dhe fundit të ndeshjes, unë isha duke menduar për sfidën e radhës. Nuk kemi qenë kurrë në një finale Europiani. Është një tjetër shans për të bërë historinë". Në një ndeshje ku është e vështirë që të zgjedhësh një lojtar që spikati më shumë se të tjerët për Anglinë, Ljuk Shou, duhet thënë se shkëlqeu në krah të majtë. Mbrojtësi prodhoi asistin e golit të dytë të Kejnit dhe Meguajërit. "Paraqitjet e tij janë përmirësua­r çdo ndeshje. Ai nuk ka qenë me ne prej një kohe të gjatë, deri në mars, e cila ishte ndeshja e tij e parë pas shumë vitesh. Këto lloj ndeshjesh luhen më shumë për të mos bërë gabime sesa për të shkëlqyer. Ai ndihet komod në ambientin që është tani dhe me stilin tonë të lojës. Krosimet e tij ishin të shkëlqyera. Kemi folur shumë gjatë javës për goditjet standarde dhe i kemi kushtuar më shumë rëndësi. Në stërvitjen e fundit ishim shumë të rrezikshëm dhe zakonisht kjo transferoh­et edhe në ndeshje dhe pikërisht kështu ndodhi", nënvizoi Sauthgejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania