Panorama Sport (Albania)

Flasin “maestrot” Iniesta dhe Ksavi: Me Italinë, duel perfekt

-

Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez janë dy mesfushorë­t që bënë epokë në futbollin europian me Barcelonën dhe Spanjën. Dy ishlojtarë­t e Barçës kanë kujtuar finalen e madhe kundër Italisë dhe kanë thënë se ajo ishte një mbrëmje perfekte. Iniesta është ai që u ndal më shumë te kjo sfidë, ndërsa Ksavi u mor me faktin që nuk ka lojtarë madrilenë në grumbullim­in e Spanjës.

INIESTA - Andres Iniesta, legjenda e kombëtares spanjolle që fitoi dy Europianë radhazi dhe me një gol të tijin Botërorin e vitit 2010, kujton finalen e vitit 2012 kundër Italisë. Ish-mesfushori i katalanasv­e thotë se ajo ishte finalja perfekte, me të cilën mbyllën një cikël të jashtëzako­nshëm. “Kam kujtime shumë të bukura nga Europiani i vitit 2012 në nivelin e lojës dhe të sukseseve. Bëmë një paraqitje fantastike, me pasime, me dominim, shpejtësi loje dhe shumë superiorit­et ndaj kundërshta­rit. Për mua është një nga ndeshjet më të mëdha që kam kujtuar në kombëtare”, tha fillimisht “Magjistari”. Ai ishte një nga liderët e kësaj kombëtarej­e pasi në vitin 2010 falë golit të tij i dha Kupën e Botës Spanjës kundër Holandës. Në Kiev u shfaq sërish për ta “çarë” ndeshjen me pasimet e tij të zgjuara. “E pashë Fabregasin që mund të çmarkohej mes mbrojtësve të Italisë dhe bëri mjaft mirë, i shoqëruar nga David Silva. Ishte një aksion shumë i bukur”, shtoi ai. Për golin e dytë, ishte bashkëpuni­mi i Ksavit me Albën, një nga të mbijetuari­t e asaj finaleje. “Ata e njihnin njëri-tjetrin dhe Zhordi e dinte që kur topin e kishte Ksavi, mund të ndodhte gjithçka. Kur duhet të sulmonim, ne nuk kurseheshi­m dhe kur duhet të zotëronim topin, ne e kontrollon­im lojën. Ishte finale perfekte”, tha Andres.

KSAVI - Legjenda tjetër katalanase ka folur për presionin e shumtë që ekziston rreth Spanjës për të fituar trofe. “Unë e kam përjetuar nga brenda dhe e di që pritshmëri­të për Spanjën janë shumë të mëdha. Ka presion dhe diskutime. Fakti që nuk ka asnjë lojtar të Realit të Madridit e bën më të madhe dhe më problemati­ke këtë pjesë. Është trysni e madhe. Është deri diku e pabesueshm­e dhe e çuditshme që nuk ka asnjë lojtar madrilen në grumbullim. Unë e di çfarë do të thotë kjo. Shpresoj që Enrike të vazhdojë me punën që ka nisur sepse është trajneri i duhur”, përfundoi Ksavi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania