Panorama Sport (Albania)

Ramos: Spanja e atyre viteve nuk vjen më kurrë në futboll

-

Serxho Ramos është mungesa më e madhe e Spanjës në Europianin 2020. Kapiteni legjendar është rishfaqur sërish në skenë, këtë herë duke folur për UEFA-N dhe duke kujtuar finalen e madhe të vitit 2012 pikërisht ndaj Italisë. Spanja ishte një kombëtare që bënte histori në futbollin e atyre viteve dhe një kujtim të bukur e pati pikërisht ndaj Italisë në Kiev duke fituar 4-0. Kjo ndeshje i vuri vulën një epoke të lavdishme me 2 Europianë dhe 1 Botëror.

“Ne e kishim gjithçka në mendje përpara kësaj finaleje. E dinim që ishim një skuadër që do të bënte epokë dhe histori. Por, gjithashtu e dinim edhe vështirësi­në për të triumfuar ndaj një skuadre të fortë. Ne vinim nga fitorja e një Europiani dhe një Botërori dhe kurrë nuk është e lehtë të ruash ritmin. Ajo që bëmë ne ishte historike dhe askush nuk do të ketë fatin ta bëjë sërish”, tha Serxho Ramos. ITALIA - Nëntë vite më vonë, Ramos kujton me detaje atë finale dhe përgatitje­n e trajnerit Visente del Boske. “Visente ishte shumë i fiksuar me ekipin kundërshta­r. Nuk u mor me një futbollist në veçanti sepse në atë Itali luanin futbollist­ë të rëndësishë­m si Pirlo, Kasano dhe Baloteli që ishte i ri dhe në një formë të jashtëzako­nshme”, tha fillimisht kapiteni spanjoll.

AI vlerësoi maksimalis­ht “Axurrët” dhe tha se gjithmonë luajnë në nivele të larta. “Italianët kanë shumë eksperienc­ë në këto nivele. Dinë të luajnë mirë dhe i menaxhojnë ashtu siç duhet detajet. Të luaje një finale kundër Italisë ishte një hap i madh. E kujtoj momentin kur Fabregas hodhi topin për Silvën dhe ai e goditi me kokë. Pavarësish­t se është i shkurtër, gjithmonë i thosha që godet mirë me kokë. Alba nuk ndalet kurrë së vrapuari si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe na çoi me rezultatin 2-0. Ne e morëm kontrollin e ndeshjes dhe treguam identiteti­n tonë. Në fakt dukej si një fitore shumë e lehtë, por pas saj kishte sforco, dedikim, punë dhe profesiona­lizëm. Ishim një skuadër e jashtëzako­nshme në atë kohë. Kishte shumë kampionë dhe kuptoheshi­m lehtësisht me njëritjetr­in. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi që do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit”, përfundoi kapiteni Ramos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania