Panorama Sport (Albania)

Dibala fotografi me Pogbanë, ëndërron Juvja

Bardhezinj­të, gati të rikthejnë kampionin e botës në Torino

-

Nuk është mister fakti që Juventusi kërkon prej vitesh një rikthim të francezit Pol Pogbasë në “Allianz Stadium”. Prej vitesh tashmë edhe tifozët e “Zonjës së Vjetër” e kanë nxitur klubin të fillojë tratativat për mesfushori­n që te Junajtid nuk është më i kënaqur. Agjenti i tij, Mino Raiola, është vënë në lëvizje prej kohësh për t’i gjetur një sistemim të ri. Kohët e fundit u fol për një shkëmbim Pogba-varan mes Mançester Junajtidit dhe Realit të Madridit, por së fundmi, një foto në “Intagram” e Pogbasë me Dibalën ka bërë që tashmë tifozët juventinë të shpresojnë akoma më shumë për kthimin e mesfushori­t në Torino. Në Majemi, Pogba ndodhet për pushime, pas aventurës të mbyllur para kohe në “Euro 2020”, ku Franca u eliminua me penallti përballë Zvicrës së Granit Xhakës. Në këtë ndeshje Pol arriti të shënonte golin e tretë të takimit për gjelat si dhe realizoi një nga penalltitë gjatë serisë që në fund dënuan ekipin e Deshampit, me një eliminim që nuk është kapërdirë mirë nga mediat transalpin­e. Pushimet në Amerikë, duket se do t’i shërbejnë Pogbasë për të rikthyer qetësinë mendore tepër të nevojshme për të përballuar sezonin e ri. Fakti që me të ndodhet Dibala, mund të shërbejë që mesfushori të mendojë seriozisht ta pranojë këshillën e mikut të tij për t’u larguar nga Junajtidi, shto këtu faktin që te bardhezinj­të është kthyer Masimilian­o Alegri. Me Juventusin, francezi ka kaluar momentet më të mira të karrierës së tij, duke u shndërruar në një nga mesfushorë­t më të mirë në botë. I ardhur me parametër zero në vitin 2012, kur trajner ishte Konte, që në vitin e parë, u dallua, për fantazinë e tij në mesfushë. Pogba, në Torino, ka fituar 4 herë kampionati­n italian, 2 herë Kupën e Italisë si dhe është kualifikua­r një herë në finale të UEFA Champions League. Në vitin 2016, ai u bë shitja më e shtrenjtë e Juventusit, duke u transferua­r për 120 milionë euro te Mançester Junajtidi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania