Panorama Sport (Albania)

Milani mendon për Tadiçin, Isko shihet si plan B

Kuqezinjtë qëndrojnë aktivë në merkato

-

Milani po punon për të sjellë në San Siro fantazisti­n serb, Duzhan Tadiç, të cilin e sheh si zëvendësue­sin ideal të Çalhanoglu­së. Lojtari i Ajaksit duket se edhe vetë po mendon për të ndërruar ambient, prej faktit se në Holandë ka fituar çdo gjë për sa u përket kompeticio­neve kombëtare. Ai është gjithashtu një nga protagonis­tët e aventurës së “Harkëtarëv­e” deri në gjysmë finale të “Champions League”, që u mbyll me një eliminim të befasishëm përballë Totenhem Hotspur. Paolo Maldini e ka ndjekur me kujdes lojtarin dhe për këtë po mendon seriozisht për të nisur negociatat me klubin e Ajaksit. Serbi duket se ka thënë po dhe është gati të pranojë 4 milionë euro në sezon (që janë shumë më mirë në krahasim me 2,3 milionët që merr në Holandë). Drejtori sportiv i Ajaksit, Mark Overmars, duket se ka dalë kundër transferim­it duke theksuar kontratën e numrit 10 me bardhekuqt­ë, e cila skadon në vitin 2023. Në rast se kjo tratativë dështon, “Djalli” mund të synojë të firmosë me trekuartis­tin e Realit të Madridit Isko. Spanjolli nuk është prej kohësh një nga protagonis­tët në ekipin Merengue dhe e ka menduar disa herë të largohet nga kryeqyteti. Mosgrumbul­limi në kombëtare për “Euro 2020”, mund të bëjë që Isko të marrë në konsiderat­ë kalimin

tek ekipi i Piolit, duke parë që në Milano, ai mund të kthehet në formën e tij të dikurshme. Spanjolli e ka shfaqur në rrjetet sociale dashurinë që ka për qytetin e Milanos, duke u shprehur se do dëshironte që një ditë të luante aty. Marrëdhëni­et shumë të mira mes drejtuesve

të Milanit dhe atyre të Realit, mund ta lehtësojnë arritjen e marrëveshj­es. Duhet theksuar nga ana tjetër se Karlo Ançeloti mund të dëshirojë ta mbajë në ekip fantazisti­n me të cilin fitoi “la decima”n. Pra, merkatoja e Milanit këtë vit pritet të ketë shumë të papritura.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania