Panorama Sport (Albania)

Mesi: Rekordi i Pelesë s’më duhet, më interesojn­ë rezultatet e skuadrës

Ylli argjentina­s, pas fitores kundër Ekuadorit

-

Pas suksesit kundër Ekuadorit në çerekfinal­et e Kupës së Amerikës, Leo Mesi foli për mikrofonat e mediave të pranishme: “Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar, e dinim për vështirësi­të që na prisnin përpara Ekuadorit, që është një skuadër komplekse me lojtarë të shpejtë, të fortë fizikisht, të rinj. Luftuam deri në momentin që gjetëm ne golin. Objektivi ishte të ndodheshim mes katër skuadrave më të mira. Rekordi i golave të Pelesë? Çmimet individual­e janë dytësore. Ndodhemi këtu për diçka tjetër, për t’u kompliment­uar me grupin për punën e kryer. Kemi një objektiv më të madh dhe do të luftojmë për t’ia arritur. Kolumbia ka lojtarë ekspertë, shumë të shpejtë. Do të shkojmë për të arritur finalen”. GODITJA E DËNIMIT - “Semidios” (“Gjysmë-zot”). Kështu ndërkohë “Diario Ole”, e përditshmj­a argjentina­se, ka ekzaltuar paraqitjen e jashtëzako­nshme të Lionel Mesit, i cili në orët e para shqiptare të ditës së djeshme udhëhoqi Argjentinë­n në gjysmëfina­len e Kupës së Amerikës. Ishte pikërisht “Pleshti”, në fakt, i cili “shpiku” asistet për golat e De Polit dhe Lautaros, përpara se të vuloste vetë rezultatin në të 93-ën me një perlë nga goditja e dënimit. Gjeste prej “Gjysmë-zoti”. Me atë realizim Mesi ka arritur kuotën 58 gola të shënuar nga një goditje dënimi direkte në karrierën e tij për klube dhe kombëtare, duke kaluar kështu rekordin e mbajtur më përpara nga Kristiano Ronaldo (57). Një tjetër sfidë e fituar kështu nga Leo kundër rivalit të tij të përjetshëm, i cili ndërkohë në krahun tjetër është eliminuar nga “Euro 2020” duke qëndruar megjithatë për momentin në krye të klasifikim­it të golashënue­sve të turneut me 5 realizime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania