Panorama Sport (Albania)

Bajko: Reja, eksperimen­te pa rezultat në Kombëtare

“Petkoviç më ka surprizuar, ja sekretet për forcën e Italisë”

-

Neptun Bajko, legjenda e Partiza nit si dhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ishte i ftuari special në emisionin “Euromania” të moderatore­s Enxhi Biba, në “News 24”. Një mjeshtër i vërtetë që ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, Bajko bëri një analizë speciale për ecurinë e deritanish­me të Europianit, si dhe foli me nostalgji për eksperienc­ën në stolin e Kombëtares. Gjithashtu, komentoi edhe situatën aktuale në kampin kuqezi.

“EURO 2020” - “Rëndësi ka që vlerat e një lojtari apo të një ekipi të dalin në pah sa më mirë. Duhet që përgatitja e tyre të jetë në nivele të larta. Disa ekipe kanë pasur mangësi. Vlerat, shpeshherë, i shikojmë në aspektet sulmuese, por sulmi më i mirë është mbrojtja. Në këtë Europian më ka rënë në sy se ekipet që kanë pasur vëmendjen të sulmuesit, kanë dështuar: ekipe si Belgjika dhe Polonia. Mbrojtësit kanë marrë masat, duke ditur pluset dhe minuset e çdo lojtari”.

ITALIA E MANÇINIT – “Italia nuk ka një bomber të mirëfilltë dhe e kryen shumë më mirë rolin e goditjes së portës. Futbolli po pëson ndryshime. Ka shumë rëndësi mënyra e lojës në grup. Dëshira për fitore dhe sakrifica gjithashtu ndikojnë. Kur zbatohen detyrat, pasqyrohen më mirë vlerat. Në këto 3 elemente, Italia është e para që vlerësohet. Duket puna e trajnerit, duke ditur se ku do të mbërrijë. Kjo është shumë e rëndësishm­e për një ekip kombëtar, se ku do të mbërrijë. Italia ka një anë psikologji­ke që rrallë e kanë ekipet e tjera”.

FRANCA – “Në ekipin francez kam parë lojtarë që luanin me cilësitë e tyre, bënin sikur komandonin lojën. Mirëpo, ato nuk shkriheshi­n në lojën e ekipit, pa vënë shpirtin. Ky Europian tregon që shpirti fiton gjithmonë. Në futboll asnjëherë nuk duhen nënvlerësu­ar forcat e kundërshta­rit”.

FUTBOLLI SHQIPTAR – “Futbolli ynë ndër vite ka dhënë gjëra me vlera të mëdha. Që të ndeshesh me ekipet e mëdha, në nivelin që kishim ne në përgjithës­i, pa të kaluar nuk ka të tashme. Si dhe pa të tashme, nuk ka të ardhme. Ato vlera i kanë shërbyer këtij vendi dhe mbi to janë ngritur bazat e së tashmes”. NDESHJET E MËDHA ME KOMBËTAREN – “Me gjithë mend kanë qenë ndeshje të mëdha. Ka qenë minuta e fundit, kur Ledio Pano do të bënte goditjen e dënimit nga 25 metra, të cilën gishtat e Këpkes e dërguan në traversë. Në qoftë se do ishte bërë ai gol, 75 milionë gjermaneve do t’u binte të fikët. Më tej, goli i Rrakllit në Gjermani ishte i veçantë. Kemi luajtur edhe për dinjitet, edhe për krenari kombëtare. Në këtë 10-vjeçar të fundit, nuk duhet t’i mohohen vlerat një trajneri shqiptar. Presionet, ngacmimet, ndërhyrjet e ndryshme janë të papërballu­eshme në ambientin shqiptar. Nuk jam dakord që në këto 15 vite të mos i jepet mundësi një trajneri shqiptar në Kombëtare”.

TRAJNERI REJA – “Nuk jam dakord me Rejën, pasi nuk po arrin dot të stabilizoj­ë formacioni­n. Ne akoma nuk e kemi të qartë si do të luajmë. Në qoftë se nuk vihen objektiva të qartë, eksperimen­tet mund t’i bëjë edhe një tjetër, akoma më mirë. Ekipi kombëtar duhet të luajë mirë, të pasqyrojë vlera kombëtare dhe të marrë rezultate”.

KOMBËTARJA SOT – “Unë nuk i di objektivat e ardhshëm të Kombëtares. Unë nuk i di, as i kam lexuar, pasi mund t’i kenë në mendje ata, por futbolli është i hapur dhe nuk surprizohe­sh dot kollaj. I bie të ngelemi aty ku jemi. Çdo skemë është e mirë, por në varësi të lojtarëve që ke në dispozicio­n. Nuk mund të përballohe­n dot me një grumbullim 1-javor ekipet e tjera për të marrë maksimumin”.

MBROJTJA NË EUROPIAN – “Në qendër të mbrojtjes në këtë Europian janë lojtarët me eksperienc­ë. Nuk jam tifoz me Italinë dhe nuk më ka pëlqyer futbolli italian, por kam mësuar nga futbolli italian se si duhet t’i përballojë kundërshta­rët”.

ITALIA – “Zhorzhinjo di një gjë më mirë se të tjerët, që topi është më i shpejtë se lojtari. Është shumë i shpejtë me topin dhe di ku të pasojë. Ai është shumë i zgjuar. Mund të kesh shpirt sa të duash, mund të duash të çash malin, por nëse nuk ke përgatitje fizike dhe taktike, nuk bën dot asgjë. Duket në pamje të parë se është shumë e lehtë, një tifoz e bën shumë mirë nga televizori, por ai që vendos është trajneri dhe grupi i tij. Shpeshherë vendos stoli për arritjen e një rezultati pozitiv. Ka futbollist­ë që hyjnë dhe ngrenë ritmin e lojës”.

PETKOVIÇ – “Më ka bërë përshtypje trajneri i Zvicrës, Petkoviç, i cili e ka drejtuar ekipin në mënyrë profesiona­le dhe ndërrimet i ka bërë në momentin e duhur, në vendin e duhur me lojtarin e duhur, prandaj nuk ra niveli i Zvicrës. Më ka befasuar shumë, sepse jemi të etur për të parë një futboll të ndershëm. Kur mbaron ndeshja, duhet të jemi të entuziazmu­ar ose të pezmatuar, por jo të zhgënjyer”.

NDESHJET E “EURO 2020” – “Të gjitha ndeshjet janë bërë me nivel shumë të mirë dhe të kënaqshëm. Futbolli ka një të mirë, sepse të vlerëson gjatë 90 minutave dhe jo se çfarë thonë shtypi dhe analistët. Në këtë aspekt, Italia tregoi futboll ndryshe dhe tregoi që edhe me djem të rinj që kanë dëshirë për t’u rritur, me futbollist­ë që luajnë dhe te Sasuolo dhe Atalanta (sepse ishte mbytur kombëtarja me lojtarë të Interit, Milanit dhe Juventusit), mund t’ia dalësh. Futbolli ka nevojë për raste si të Imobiles, por jo nga ato që të prishin imazhin e lojës. Ka nga këto truket që prishin futbollin, italianët janë mjeshtra”, ka deklaruar Neptun Bajko në “Euromania”, emisioni me moderatore­n Enxhi Biba, në “News 24”.

“Nuk jam dakord me Rejën, pasi nuk po arrin dot të stabilizoj­ë formacioni­n. Ne akoma nuk e kemi të qartë si do të luajmë. Në qoftë se nuk vihen objektiva të qartë, eksperimen­tet mund t’i bëjë edhe një tjetër, akoma më mirë. Ekipi kombëtar duhet të luajë mirë, të pasqyrojë vlera kombëtare dhe të marrë rezultate”.

 ??  ?? Edi Reja duke drejtuar një nga stërvitjet e Kombëtares
Edi Reja duke drejtuar një nga stërvitjet e Kombëtares
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania