Panorama Sport (Albania)

Berisha, “një dem”: Ishte koha për një udhëtim të ri

-

Etrit Berisha është lojtari i ri i Torinos. Portieri i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën “granata” që do ta lidhë deri më 30 qershor 2024. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi piemontez me anë të një komunikate zyrtare, teksa i uron mirëseardh­jen portierit nga Prishtina. Gjatë sezonit të kaluar portieri 32-vjeçar me skuadrën e SPAL-IT ka luajtur në total në 25 ndeshje. Berisha është një njohës i mirë i Serisë A, teksa ka mbajtur veshur më parë fanellat e Lacios, Atalantës dhe SPAL-IT në kohën kur militonte në elitën e futbollit italian. Mbi këtë transferim ka reaguar dhe vetë Berisha i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale ka falënderua­r SPAL-IN dhe shokët e skuadrës për dy sezonet e kaluara. “Ferrara! Ishte vërtet kënaqësi të kaloja këto dy vite me ju, mësova shumë dhe dhashë gjithçka. Më bëtë të ndihem si në shtëpi… Tani udhëtimi im fillon me një ekip të ri dhe jam vërtet i lumtur, mezi pres të filloj”, shkruan Berisha.

DE BIAZI - Ish-trajneri i Kombëtares, ai që e ka afruar Berishën te Shqipëria, ka bërë një koment në lidhje me portierin e ri të Torinos. Një ish edhe për skuadrën “granata”, Xhani de Biazi ka vlerësuar gardianin kuqezi. “Berisha është një djalë i jashtëzako­nshëm, i edukuar dhe me sjelljen e duhur në çdo moment. Etriti është një profesioni­st i cili ka gjithmonë dëshirë për të mësuar dhe për t’u përmirësua­r. Në aspektin fizik dhe atletik arrin të bëjë gjëra domethënës­e. Është një djalë dhe një profesioni­st i shkëlqyer. I dhashë besim dhe ma ktheu me një seri ndeshjesh pozitive. Edhe me SPAL-IN kur ishte në Serinë A, mendoj se ka bërë mjaft mirë. Në lojën me këmbë nuk është Reina apo as Balota. Mirëpo, është një portier që edhe në lojën me këmbë, di të bëjë gjërat thjeshtë. Ato që duhen. Për mua, është një afrim i duhur te Torino, edhe në një të ardhme pa Sirigunë në ekip”, ka deklaruar trajneri i parë i epokës “Urbano Kairo” te Torino, 16 vite më parë.

 ??  ?? Etrit Berisha prezantohe­t si portieri i ri i Torinos
Etrit Berisha prezantohe­t si portieri i ri i Torinos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania