Panorama Sport (Albania)

Bajrami, Terim e do te Gallatasar­aji

Në Turqi e vlerësojnë deri në 10 milionë euro, shifër e përballues­hme për nënkampion­ët

- OLSI TUJANI

Gallatasar­aji e humbi titullin kampion në sezonin e fundit vetëm për shkak të golavarazh­it. Ishte Beshiktash­i që me kuotë të njëjtë pikësh, 84, ia doli që të shpallej kampion në elitën e futbollit turk. Skuadra e drejtuar nga Fatih Terim ka hedhur sytë nga talenti që pritet me shumë interes edhe nga Kombëtarja shqiptare, Nedim Bajrami. E DO TERIM

Mediat në Turqi kanë bërë me dije se skautët e skuadrës së Gallatasar­ajit kanë piketuar mesfushori­n e Empolit dhe ia kanë prezantuar trajnerit Fatih Terim. Pas vëzhgimeve të këtij të fundit, ka dhënë dakordësin­ë që drejtuesit e klubit të futen menjëherë në bisedime për ta bërë të mundur transferim­in. Mediat bëjnë me dije se për Terimin, Bajrami është profili i duhur i lojtarit për mënyrën e lojës dhe me aftësitë e shfaqura këtë sezon në Serinë B, mund të përshtatet fare mirë në mekanizmat e lojës së skuadrës turke. VLERËSIMI

Sipas “Transferma­rkt”, Bajrami e ka vlerën e kartonit 6 milionë euro, ndërsa burime të afërta mediatike pranë Gallatasar­ajit janë shprehur se ky është një operacion që mund të kushtojë deri në 10 milionë euro. Shifra, sipas të njëjtave burime, të përballues­hme për arkat e gjigandit turk.

E ARDHMJA

Teksa Shqipëria po pret gjyqin e FSHF-SË në KAS me FIFA-N, për interpreti­min e një rregullore­je të ndryshuar që e pengon Bajramin të vishet kuqezi, duket se e ardhmja e mesfushori­t do të jetë në udhëkryq deri në startin e sezonit të ri. Në Serinë A e kërkon edhe Sasuolo, teksa ish-trajneri Dionisi

kërkon që ta ketë me vete. Pak ditë më parë, presidenti i Empolit mohoi mundësinë e largimit të mesfushori­t nga skuadra, mirëpo me zhvillimet e merkatos dhe me oferta konkrete, është e pamundur të parashikoh­et se çfarë do të ndodhë.

 ??  ?? Nedim Bajrami Mosha: 22 vjeç
Roli: Mesfushor, fantazist
Nedim Bajrami Mosha: 22 vjeç Roli: Mesfushor, fantazist
 ??  ?? Fatih Terim
Fatih Terim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania