Panorama Sport (Albania)

Lajthia konfirmohe­t tek Egnatia e Superiores

Rrogozhina­sit vijojnë pushimet, axhenda u ndryshua nga shtyrja e fillimit të sezonit

-

Skuadra e Egnatias vijon të shijojë pushimet, ndonëse më herët ishte planifikua­r që në fillim të korrikut rrogozhina­sit të nisnin përgatitje­t. Pa dyshim në shtyrjen e fillimit të punës ka ndikuar edhe ndryshimi i axhendës së fillimit të sezonit të ri, ku kampionati do të startojë më 11 shtator. Gjithsesi, shumë shpejt lojtarët pritet që të njoftohen për fillimin e punës për sezonin e ri. Edhe pse skuadra gjendet pushim, Egnatia vijon procesin e konfirmimi­t të një pjese të mirë të titullarëv­e që mbajtën peshën kryesore në realizimin e synimeve në sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë. Lista rinovimeve vijon nga porta deri në sulm. Së fundmi i është shtuar mesfushori Xhonatan Lajthia. 22-vjecari që ka qenë pjesë e Teutës në elitë, ka marrë konfirmim se do jetë pjesë e projektit të Egnatias në Superiore. Për “Panorama Sport”, mesfushori Xhonatan Lajthia deklaron se është i gatshëm për të bërë më të mirën për rrogozhina­sit. “Tek Egnatia u ndjeva mirë në të gjitha aspektet në sezonin e fundit. Është një klub serioz ku gjithkush merr vlerësim maksimal. Iu bashkëngji­ta skuadrës në janar, por e njihja ambientin dhe drejtuesit, pasi kam qenë edhe më parë. E rëndësishm­e është që isha pjesëtar në një klub që kishte objektiva madhorë. Qëndrimi im edhe për një sezon tek Egnatia është pikënisje e projektit që ka presidenti në vijim. Gjatë aktivizime­ve të mia në sezonin e fundit bëra më të mirën duke u përshtatur me lojën çdo moment dhe në fund realizuam synimet. Merita kryesore ishte që nga organizimi, korrektësi­a e drejtuesve, si dhe përvoja në ekip. Diferencat midis Kategorisë së Parë dhe Superiores dihet që janë të mëdha, por unë e njoh këtë kampionat, pasi që në moshë të vogël kam kontribuua­r në elitë me Teutën. Kam kontratë dhe për dy vite të tjera, por e kam lënë që të bisedoj përsëri me drejtuesit për detaje të tjera. Kam marrë konfirmim të plotë dhe kjo është më e rëndësishm­ja që të jem gati në nisjen e përgatitje­ve”, u shpreh mesfushori Xhonatan Lajthia. ALDO BUZI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania