Panorama Sport (Albania)

Rapo: Kam firmosur me një klub të madh

Lojtari i Kukësit thotë se synimi është titulli

-

Donald Rapo është zyrtarizim­i i shtatë në radhët e ekipit të Kukësit gjatë kësaj merkatoje vere. Pas disa ditë bisedimesh, më në fund palët kanë rënë dakord që të firmosin për dy sezone dhe 30-vjeçari shihet si një investim i rëndësishë­m në skuadër. Vetë lojtari, në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” pas arritjes së marrëveshj­es, shprehet se ka firmosur me një klub të madh. Sipas tij, në Kukës vjen për të fituar titullin kampion dhe për më tepër që te verilindor­ët çdo sezon e kanë këtë synim. Ai flet edhe për aventurën në Kosovë, të cilën edhe pse të shkurtër, e cilëson si pozitive. “Edhe pse kam pasur disa oferta gjatë kësaj periudhe, vendosa që të luaja me Kukësin. Bëhet fjalë për një klub të madh në vendin tonë dhe do ta konsideroj­a nder që do të kontribuoj për këtë skuadër. Shpresoj që të më ecë sa më mbarë këtu dhe do të jap maksimumin tim për veten dhe ekipin. E shoh si një hap pozitiv edhe për karrierën time, pasi jam pjesë e një klubi elitar si Kukësi. Aventurën në Kosovë, ndonëse të shkurtër, do ta konsideroj­a si të veçantë, pasi në fund të fundit provova një eksperienc­ë të re larg kampionati­t shqiptar”, u shpreh fillimisht mbrojtësi 30 vjeçar.

- Për Rapon nuk ka asnjë dyshim se në Kukës do të luftojë për t’i fituar të gjithë trofetë e mundshëm, për më tepër që do të luajnë në shtëpi këtë sezon. “Dihet që Kukësi ka gjithnjë objektiv që të dalë kampion, ndaj edhe këtë vit ky do të jetë synimi. Është një nga ekipet pretendent­e dhe, pse jo, të mos besojmë se në fund do ta sjellim sërish titullin në Kukës. Bëhet fjalë për një skuadër që këto 10 vitet e fundit e ka treguar veten se çfarë

OBJEKTIVI

klubi është, ndaj ne si lojtarë do të bëjmë detyrën tonë për të arritur edhe objektivat që ka klubi. Sa u përket tifozëve, u them se do të bëjmë maksimumin dhe këtë vit do ta sjellim patjetër një trofe në Kukës. Kjo, edhe për faktin se do të kemi fatin të luajnë në shtëpi dhe nuk do na mungojë mbështetja e tyre. Ku ka më mirë sesa në fund të sezonit të festojmë të gjithë së bashku”, u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën mbrojtësi, i cili më parë ka veshur fanellat e Burrelit, Luftëtarit, Laçit dhe se fundmi Drenicës në futbollin kosovar.

VLADIMIR MEMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania