Panorama Sport (Albania)

FLAMURTARI Ribaj në pikëpyetje, klubi me sytë nga Këshilli Bashkiak

-

Andi Ribaj në dilemë për të ardhmen. Kapiteni ka publikuar orët e fundit një foto në rrjetet sociale dhe si diçiturë kishte zgjedhur një pikëpyetje. Se çfarë ka dashur të shprehë fieraku, kjo është e paqartë, por kanë qenë nga më të ndryshmet komentet që janë bërë nga shokë të tij, tifozë, por edhe përfaqësue­s të klubit të futbollit Flamurtari. Një prej komentuesv­e është edhe Ditmar Bicaj, i cili ka luajtur në Vlorë dhe nuk heziton t’i japë një këshillë: “Unë jam për jo, të tjerat i di vetë ti”. Ndërsa të tjerë presin që sulmuesi të mos largohet: “Vazhdo me atë 10 krenarie se kur të mbarojë karriera e futbollist­it, do kujtohesh nga vlonjatët si simbol që dhe gjithçka për Flamurtari­n”. Se si do të veprojë 31-vjeçari, do të zbulohet vetëm në ditët e ardhshme.

MBLEDHJA - Në Vlorë gjërat janë në ajër. Privatizim­i nuk po ecën siç duhet dhe Bashkia Vlorë do të jetë e detyruar që ta marrë vetë në administri­m klubin, gjithnjë nëse nuk realizohet ky proces. “Panorama Sport” mëson se është duke u diskutuar që të zhvillohet një mbledhje e Këshillit Bashkiak për Flamurtari­n brenda këtij muaji. Gjasat janë që të caktohet një datë deri në 15 korrik. Plot 4 mbledhje kanë dështuar, pasi Dritan Leli kërkonte që mbledhjet të zhvillohes­hin “online”, ndërsa këshilltar­ët në sallë. Duke qenë se nga 1 korriku ka hyrë në fuqi zbutja e masave kufizuese ANTI-COVID, kryebashki­aku mund të paraqitet fizikisht. Administra­ta e bashkisë pritet që në të mbledhje të japë llogari edhe për Flamurtari­n se në çfarë faze është privatizim­i dhe se cila do të jetë zgjidhja reale për të shpëtuar ekipin legjendar që sot lëngon. ERMAL SIKA

 ??  ?? Postimi i Andi Ribajt në '”Facebook” dhe dilema e tij
Postimi i Andi Ribajt në '”Facebook” dhe dilema e tij
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania