Panorama Sport (Albania)

Trajner e merkato, Hysi: Ja plani

“Kristidhi i konfirmuar dhe Xhumba tek akademia. Ruajmë 80% të grupit dhe bëjmë 3 përforcime”

- TOMOR SHEHU

AF Luftëtari i ka ide të të qarta për se zonin 2021-2022: do të tentojë ngjitjen direkt në Kategorinë e Parë. Trajner do vazhdojë Fotis Kristidhi, ndërsa ndihmës kanë emëruar Petraq Meçin. Është administra­tori Mustafa Hysi që shpalos planin e gjirokastr­itëve, gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”. “Nisëm një rrugë të gjatë, të vështirë dhe plot labirinte. Gjithsesi, ia dolëm dhe AF Luftëtari u ngjit në Kategorinë e Dytë. Për të qenë i sinqertë me ju dhe jo vetëm, mendoj se kemi hedhur vetëm një hap të vogël. Energjitë individual­e s’më mungojnë dhe e njëjta gjë vlen edhe për bashkëpunë­torët e mi. Ndaj, besoj te përmbushja e misionit të radhës. Që objektivi të konkretizo­het, duke nisur nga kryetari i bashkisë Flamur Golemi e të tjerët me radhë, kemi nisur nga puna për riorganizi­min e AF Luftëtarit. Punën do ta çojnë më tej Fotis Kristidhi dhe Petraq Meçi. E mësuat kështu edhe emrin e ndihmësit e trajnerit”, u shpreh fillimisht numri një i klubit. MERKATO

Skuadra do të ruajë pjesën dërrmuese të organikës që u aktivizua vjet në të Tretën, por nuk do të mungojnë as afrimet. Hysi sqaron se kanë nisur bisedime dhe shpejt do të ketë akorde. “Kam qenë dhe mbetem ‘partizan’ i organikës me lojtarë vendës. Prioritet do të jetë ruajtja e grupit në masën 75-80%, pasi ishin ata që bënë të mundur ngjitjen në Kategorinë e Dytë. Mendoj se eksperienc­a e tyre do jetë dhe çelësi i suksesit tonë në vazhdimësi. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do të bëjmë afrime. Tashmë misioni do të jetë edhe më i vështirë, ndaj ne do t’i marrim që të gjitha masat e nevojshme. Jemi në tratativa me dy-tre futbollist­ë të tjerë, emrat e të cilëve nuk do të ishte mirë t’i bënim të ditur para kohe. E sigurt është se merkatoja e AF Luftëtarit do të jetë cilësore dhe efikase”, nënvizoi administra­tori. AKADEMIA

Nuk kishte si të mos fliste për grup-moshat, ndërsa paralajmër­on edhe ndryshime. Numri një i klubit zbulon edhe përgjegjës­in e ri të akademisë, i cili do të jetë Altin Xhumba. “Në momentin që m’u besua ky pozicion nga kryebashki­aku, i kam mëshuar fort një filozofie. Asnjë prind nuk ka detyrim të nxjerrë nga xhepi i tij lekë për stërvitjen e fëmijës me moshat zinxhir. Këtë plan do kemi për vazhdimësi­në. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se s’do të ketë një kuotë minimale për lojtarët që do stërviten me moshat zinxhir. Kurrsesi nuk do të ketë abuzime. Me përgjegjës­in e akademisë së AF Luftëtarit, Altin Xhumbën, jemi duke punuar për riorganizi­min e kësaj strukture. Do të ketë lëvizje trajnerësh brenda grup-moshave nga U-13 deri te U-19. Natyrisht, gjithçka do të realizohet në kohën dhe në momentin e duhur”, përfundoi Hysi.

 ??  ?? Mustafa Hysi, administra­tori i AF Luftëtari
Mustafa Hysi, administra­tori i AF Luftëtari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania