Panorama Sport (Albania)

Legia në modë, ofertë edhe Imsailgeci­t

Tirana kërkon për kartonin e mbrojtësit të majtë të paktën 400 mijë euro

- OLSI AVDIAJ

Për Marsel Ismajlge cin ka shumë oferta. Së fundmi është futur në lojë edhe ekipi i Legias së Varshavës, që në shkurt bleu Ernest Muçin. Polakët e pëlqejnë lojtarin dhe kanë testuar merkaton dhe çmimin që pretendon Tirana. Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të ketë të reja për këtë ofertë të re në adresë të mbrojtësit të majtë. Legia pëlqen shpejtësin­ë e futbollist­it dhe nuk është çudi që të jetë ajo blerësja e lojtarit të bardhebluv­e.

OFERTAT - Për Ismajlgeci­n ka oferta pa fund, prej Turqisë, Hungarisë e Belgjikës. Bardheblut­ë duan të arkëtojnë paratë para nisjes së sezonit, që të kenë mundësi për të investuar në lojtarë të rinj. Marsel Ismajlgeci është njëri nga lojtarët në qendër të merkatos. Genti, Cercle Bruzhi, Ferencvaro­shi janë disa nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit të Tiranës. Nga ana tjetër bardheblut­ë për këtë transferim janë të gatshëm, ndërsa

bisedimet nisin nga 400-500 mijë euro. Veç skuadrave belge e hungareze, janë shumë ekipe të tjera që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina, Kroacia e deri në Turqi. Për lojtarin e krahut të majtë madje janë arritur dhe në shifra të mëdha. Njëra ka qenë një ofertë

e çmendur, e ardhur nga Turqia. Disa menaxherë ishin gati për të kryer një transferim, prej të cilit Tirana do të fitonte 700 mijë euro. Vlera e kartonit të lojtarit është 325 mijë euro në “Transferma­rkt”, por paraqitjet e tij po ia shtojnë çdo ditë çmimin e kartonit. Katër gola dhe katër

asiste ka Marsel Ismajlgeci me fanellën e Tiranës. Lojtari bardheblu ka kohë që po tregon gjithë arsenalin e tij sportiv në fushë. Djaloshi i cili luan në krahun e majtë, herë si mbrojtës dhe herë si sulmues ka shënuar pesë gola, një në Champions ndaj Dinamos së Tbilisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania