Panorama Sport (Albania)

Argjentina e Brazili super, Mesi do finalen me një rekord të... Pelesë

Leo shërbeu 2 asiste dhe shënoi supergol nga goditja e dënimit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Gjysmëfina­lja e parë e Kupës së Amerikës është Brazil-peru, riedicion i finales së dy viteve më parë. Vendësit vuajtën, luajtën për thuajse një pjesë në inferiorit­et numerik, por mposhtën Kilin me rezultatin 1-0 duke qëndruar në garë. Vendimtar goli i ishmilanis­tit Lukas Paketa, i cili hyri pas pushimit në lojë dhe me topin e parë të prekur, pas një shkëmbimi në hapësirë të ngushtë me Nejmarin, mposhti Bravon me të djathtën, këmbën më pak të përdorur. Problemi për Brazilin, është që Gabriel Zhezus u përjashtua nga fusha disa minuta më prapa për një shkelm të shkujdesur ndaj Brereton. “Zotat e topit” megjithatë i qëndruan afër “Seleçao”-s. Vargasit iu anulua goli i barazimit teorik për pozicion jashtë loje, ndërsa një goditje me kokë e Brereton përfundoi në traversë, teksa për pjesën tjetër mendoi Ederson, i preferuar në vendin e Alisonit mes shtyllave. Sulmet finale të Kilit nuk u finalizuan dhe rezultati 1-0 qëndroi deri në fund. Brazili në gjysmëfina­le, të kuqtë të eliminuar.

ARGJENTINË-EKUADOR - Pavarësish­t rezultatit, nuk ka bindur deri në fund Argjentina. Megjithatë, ka fituar. Dhe në këtë pikë të Kupës së Amerikës është pothuajse aspekti më i rëndësishë­m. Suksesi 3-0 ndaj Ekuadorit i ka lejuar “Seleçion” të shkojë në gjysmëfina­le, me ëndrrën për të ngritur një trofe që në Buenos Aires nuk shikojnë nga viti i largët 1993. Shifrat janë hapur me një gol të Rodrigo de Polit, i cili 5 minuta përpara pushimit mori një pasim të artë nga Mesi dhe me portierin jashtë shtyllave pas një dyluftimi me Niko Gonzalesin, dërgoi topin në rrjetë nga disa metra larg portës. Më përpara Argjentina i kishte shkuar në më shumë se një rast pranë avantazhit, me Lautaro Martinezin dhe mbi të gjitha Leo Mesin (shtyllë). Pas avantazhit, megjithatë, u mbyll në mbrojtje dhe u dha hapësirë shpresave të Ekuadorit, që në krahun tjetër dha energji, i shkoi edhe pranë barazimit, por pa e gjetur. Dhe shumë shpejt pësoi edhe golin e dytë me Lautaron, i shërbyer sërish nga Mesi. Vetë ky i fundit shënoi edhe trisin nga goditja e dënimit për të mbyllur llogaritë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania