Panorama Sport (Albania)

Hija e Eriksenit do t’i përndjekë, interisti i dënoi vendësit në 2020

“Luanët” favoritë, por për herë të fundit festuan danezët

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kejn dhe Sauthgejt nuk kënaqen: Kapim finalen dhe hyjmë në histori Barela bën presion: Zhorzhinjo e Verrati, si Ksavi me Iniestën Ndeshja më e luajtur ndërkombët­arisht, ja numrat e çmendur

Analiza taktike, “Axurrët” humbin shumë pa Spinacolën

Çmontohet Gjermania, pas Krosit ikin edhe Gyndoan, Humels dhe Myler

Një gol në pjesën e parë, tre në të dytën dhe Anglia largon nga supet disa gjëra: fillimisht Ukrainën, në të parën çerekfinal­e të historisë së tyre, ndërsa pyetja e dytë është: “Larg ‘Wembley’-t çfarë bëjnë anglezët?” Fitojnë sërish: përfundon 4-0 në Romë, ndeshja e pestë radhazi pa pësuar gol për Xhordan Pikfordin dhe një biletë në gjysmëfina­le. Kejn shënon dy herë (37 gola me kombëtaren) Meguajër dhe Henderson kompletojn­ë “pokerin”. 25 vite kishin kaluar nga hera e fundit që mbërrinin kaq larg në Europian. Për atë që pëlqen numrat, 9138 ditë e 1305 të diela. Ishte “Euro 1996”, Gjermani-angli në “Wembley”-n e vjetër. Anglezët eliminohes­hin për shkak të penalltisë së gabuar të Garet Sauthgejti­t, sot në timonin e skuadrës për të shlyer atë gabim që i rëndon ende në ndërgjegje. Nuk pati kohë as të ambientohe­shin me “Olimpico”-n dhe Anglia kalon në avantazh: Sterling sheh shkëputjen e Kejnit në 4’ dhe bomberi shtang Bushçanin. Ukraina nuk arrin të ngrejë kokë. Andrij Shevçenkos i dëmtohet edhe Krivtsov dhe qendra e mbrojtjes fut ujë, sidomos në goditjet standarde. Pjesa e dytë nis menjëherë me gol: këtë herë kroson Shou dhe Meguajër shënon në qendër të zonës me kokë (goli i 27-të me kokë i qendërmbro­jtësit të Mançester Junajtidit në karrierë). Goli i tretë është sërish asist i Shout për Kejnin me kokë dhe mbyll llogaritë Xhordan Henderson në 63’. Në Angli po thonë të gjithë “It’s Coming Home” (Po vjen në shtëpi). Për herë të fundit në gjysmëfina­le ishte Terri Vënejbëll në stol dhe Gaskoin në fushë, sigurisht edhe personazhi Sauthgejt. Më 7 korrik do të rikthehet në “Wembley” ku surpriza Danimarkë do t’i vizitojë. Gjysmëfina­lja e dytë për Anglinë radhazi, pas asaj në Botërorin “Rusi 2018”. Kombëtarja nordike vazhdon të frymëzohet nga Kristian Erikseni: kundër Damsgard, Mehle, Dolberg dhe Poulsen, do të jetë më e vështirë. Danezët mposhtën 2-1 Çekinë në Baku dhe rikthehen në një gjysmëfina­le që mungonte prej 29 vitesh. Pjesë e parë e jashtëzako­nshme për skuadrën e Hjulmandit, që gjeti dy herë golin me Delanej dhe Dolberg. Dhe pavarësish­t golit të pestë të Shikut në këtë Europian, Çekia nuk arriti të bënte diçka më shumë për të vazhduar ëndrrën e saj.

PRECEDENTË­T – Për herë të parë, Anglia do të ketë historinë në anën e saj. Me Danimarkën është ndeshur 22 herë dhe e ka mundur 13 herë. Nordikët kanë dalë fitimtarë në vetëm 4 raste (5 barazime). Por miqtë janë optimistë, sepse herën e fundit që kanë ardhur në “Wembley” i kanë mundur. Dhe ai që vendoste ishte pikërisht Kristian Eriksen nga pika e bardhë.

STATISTIKA­T – Anglia është skuadra e dytë që e ruan portën të paprekur në të pesta ndeshjet e para të një turneu botëror/europian, pas Italisë në 1990. Ndaj Ukrainës, “Luanët” arritën fitoren më të thellë në Europian, ndërsa Ukraina përsëriti humbjen më të thellë mes Europianit dhe Botërorit (4-0 ndaj Spanjës në 2006). Anglia shënoi 4 gola në një ndeshje me eliminim direkt në historinë e saj (Botëror/europian) vetëm për herë të dytë, pas finales së Botërorit 1966, kundër Gjermanisë (4-2). Ishullorët u bënë edhe skuadra e parë që shënon tre gola me kokë në një ndeshje të vetme të historisë së Europianit. Rahim Sterling ka dhuruar 6 asiste për Herri Kejnin dhe është shoku i skuadrës që e ka furnizuar më shumë një futbollist të kombëtares së Anglisë në të gjitha kompeticio­net e shekullit XXI.

 ??  ??
 ??  ?? Eriksen, duke festuar golin e fitores së Danimarkës në “Wembley”, në përballjen e fundit me Anglinë në Ligën e Kombeve
Eriksen, duke festuar golin e fitores së Danimarkës në “Wembley”, në përballjen e fundit me Anglinë në Ligën e Kombeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania