Panorama Sport (Albania)

Rrugëtimi në Europian, 8 sekrete rreth ekipi danez

-

Danimarka është bërë ekipi i dytë i të gjithëve për mënyrën e jashtëzako­nshme se si lojtarët u bashkuan pas arrestit kardiak që i ndodhi Kristian Eriksenit gjatë ndeshjes së tyre të hapjes kundër Finlandës. Por, Garet Sauthgejt do të dijë për aspektet emocionale, sepse danezët paraqesin një kërcënim në gjysmëfina­len e së mërkurës në "Wembley". Lojtarët e Danimarkës jo vetëm kanë shënuar 10 gola në tri ndeshjet e tyre të fundit, por kanë shumë përvojë në ligat më të mira europiane, pa harruar që kanë qenë kampionë të Europës në vitin 1992, një "detaj", me të cilin Anglia nuk mund të pajtohet lehtë, pasi nuk e ka fituar kurrë turneun.

1. SI DO TË RRESHTOHEN DANEZËT?

Ata favorizojn­ë një prapavijë me tre mbrojtës me kapitenin Simon Kjaer të përkrahur nga qendërmbro­jtësit e Premier Ligës, Andreas Kristensen i Çelsit dhe Janik Vestergaar­d i Sauthempto­n. Në një 3-4-3, ata kanë një digë mesfushorë­sh luftarakë të përbërë nga Tomas Dilenej dhe Pier-emil Hojbjerg dhe nuk e kanë problem ta luajnë topin e gjatë për sulmuesin Kasper Dolberg, i cili ka vrapues të aftë në të dy anët e tij siç janë Martin Brethuait dhe Mikel Damsgard. Nëse trajneri Kasper Hjulmand dëshiron edhe më shumë ritëm në sulm, Jusuf Poulsen është një alternativ­ë tepër e vyer. Mbrojtësi i krahut Joakim Mehle nga Atalanta pëlqen të zbresë përpara dhe prodhoi një asistim të shkëlqyesh­ëm kundër çekëve.

2. LIDHJET ME ANGLINË

Hojbjerg luan së bashku me Herri Kejn për Totenhemin, teksa portieri Kasper Shmaikëll sapo ka ndihmuar Lesterin të fitojë Kupën FA. Kristensen ka fituar Ligën e Kampionëve me Çelsin ndërsa Brethueit dikur luante me Midëllsbro­un (2 sezone). Vestergard (Sauthempto­n) dhe Joakim Andersen (i huazuar te Fulhemi nga Lioni) kanë luajtur në Angli gjatë sezonit të kaluar. Jonas Losl dhe Mathias Jorgensen e kanë bërë këtë më parë me Hadërsfill­din. Andreas Kornelius dikur militonte te Kardifi, ndërkohë që Kristian Norgardi dhe Matias Jenseni luanin për Brentfordi­n. Takimi i fundit midis Anglisë dhe Danimarkës përfundoi në një fitore 1-0 për danezët në tetorin e kaluar kur Eriksen shënoi penalltinë fituese dhe Herri Muguajer u përjashtua me karton të kuq.

3. EFEKTI ERIKSEN

Fotoja e lojtarëve të Danimarkës që formojnë një rreth rrotull Eriksenit për t'i dhënë atij një farë dinjiteti, ndërsa po merrte ndihmën e parë në fushë në Kopenhagen do të mbahet mend përgjithmo­në. Kalvari i tij ka frymëzuar ecurinë e tyre në këtë Europian.

4. KUJDES NGA ...

Dolberg është një pykë e fortë dhe i talentuar teknikisht në ngjashmëri me Kejnin. Ish-sulmuesi i Ajaksit tashmë ka shënuar tri herë në "Euro". Anësori Damsgard mbushi 21 vjeç në fitoren e së shtunës kundër Ukrainës dhe ka magji. Ai është më i rëndësishm­i për vendin e tij në mungesë të Eriksenit. Mbrojtësi i krahut të majtë me të djathtë Mehle ka qenë një nga lojtarët më të mirë në këtë turne pas një sezoni të shkëlqyer te Atalanta në Serinë A.

5. LOJTARË KYÇË

Danimarka fitoi Kampionati­n Europian në vitin 1992 me Peter Shmajkëll në portë, teksa djali i tij Kasper siguron një pengesë tjetër të frikshme tri dekada më pas. Mbrojtësi Kjaer, siç tregoi gjatë incidentit të Eriksenit se është një udhëheqës frymëzues dhe çifti i mesfushës së Delenei-hojbjerg janë dy mesfushorë cilësorë. Në mungesë të Eriksenit, anësori emocionues i Sampdorias, Damsgaard është i aftë të spërkasë magji në lojën e danezëve.

6. SUPERSTICI­ON

Menaxheri Hjulmand veshi bluzën e tij me zinxhir për fazat e fundit të fitores kundër Çekëve pavarësish­t nxehtësisë së madhe në Baku. Më pas ai tha me një buzëqeshje: "Kjo bluzë do të jetë me mua në 'Wembley'".

7. FORMA

Danimarka hyri në "Euro 2020" në formë të jashtëzako­nshme, duke humbur vetëm dy herë në 28 ndeshje. Ata më pas humbën dy ndeshjet e tyre të para në grup - 1-0 ndaj Finlandës në një ndeshjen e shoqëruar nga tronditja e incidentit të Eriksenit dhe 21 ndaj Belgjikës, pavarësish­t një paraqitjej­e inkurajues­e. Por, që atëherë danezët i shënuan nga katër herë Rusisë dhe Uellsit para se të arrinin një fitore të vështirë 2-1 ndaj Republikës Çeke në çerekfinal­e.

8. REZULTATET E KALUARA

Për herë, në aspektin e futbollit, historia është në anën e Anglisë. Këto dy kombe janë përballur me njëra-tjetrën 22 herë, me Anglinë që ka dalë fituese në 13 prej tyre. Danimarka ka dalë faqebardhë vetëm katër herë, ndërsa pesë ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim. Danimarka megjithatë do të marrë besim nga fakti që ata mundën Anglinë në "Wembley" herën e fundit që luajtën me njëra-tjetrën, pavarësish­t se në fushë ishte ende Erikseni që shënoi golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania