Panorama Sport (Albania)

Hysaj pret prezantimi­n te Lacio, nga Turqia fut “hundët” Fenerbahçe

-

Elseid Hysaj do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Mauricio Sarri te Lacio. Pas Empolit dhe Napolit, mbrojtësi i Kombëtares do të rikthehet që të punojë me trajnerin që e promovoi në futbollin italian, në Serinë B, më pas në elitë. Mediat italiane kanë bërë me dije se mbrojtësi, me anë të agjentit dhe drejtuesit e Lacios, ka gjetur një akord për kontratën deri në pesëvjeçar­e me një pagë neto bazë prej 1.8 milionë eurosh plus bonuset. Te Lacio nuk është prezantuar në një konferencë as trajneri Sarri, i cili pritet këto ditë të para të javës që të dalë para mediave. Kjo duket se ka penguar edhe zyrtarizmi­n dhe prezantimi­n e Elseid Hysajt te skuadra kryeqyteta­se. Vetë drejtori Igli Tare, disa ditë më parë, ka komentuar që do të ketë bisedë me presidenti­n për të caktuar edhe prezantimi­n e Sarrit në krye të bardhekalt­ërve. Kjo gjë do të sillte më tej edhe zyrtarizmi­n dhe prezantimi­n e Hysajt, i cili mund të jetë gati nën urdhrat e Sarrit që në datën 10 korrik, kur edhe pritet të nisë grumbullim­i i Lacios për fazën përgatitor­e.

FENERBAHÇE – Mirëpo, ndonëse mediat prestigjio­ze në Itali e kanë bërë fakt të kryer të ardhmen te Lacio për Hysajn, mbrojtësi i Kombëtares bëhet gjithnjë pjesë e një “telenovele” me seri pa fund, deri në momentin që do të prezantohe­t në ekipin post-napoli. Në Turqi del një informacio­n se skuadra e Fenerbahçe­s po kërkon shërbimet e tij. Disa media pranë skuadrës turke e kanë përditësua­r këtë lajm të para disa javëve, me zhvillime dhe interesime të ditëve të fundit për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania