Panorama Sport (Albania)

Basketboll­i ul siparin e sezonit, Teuta kampione e trefishtë te meshkujt

-

Me ndeshjen finale të së shtunës për moshat U-16 te meshkujt, ka ulur zyrtarisht siparin edicioni 2020-2021 i basketboll­it në Shqipëri. Një sezon i zhvilluar në kushte të pazakonta, për vetë situatën e krijuar prej pandemisë, por që gjithsesi arriti t'i japë verdiktet në parket. Një edicion që i pa lojtarët të ktheheshin në aksion pas një kohe shumë të gjatë pritjeje, me lejen e autoritete­ve shtetërore që erdhi vetëm në muajin shkurt të këtij viti, duke e bërë vendin tonë të fundit në Europë që iu rikthye normalitet­it pas ndërprerje­s që solli COVID-I. Tashmë që të gjitha aktivitete­t kombëtare kanë përfunduar, le të hedhim një vështrim se cilat kanë qenë ekipet më të suksesshme të sezonit. Në radhët e femrave, kampione u shpall u skuadra e Flamurtari­t, në një kampionat të dominuar që nga java e parë e deri në finalen e fundit të "play off"-it ndaj Partizanit. Vlonjatet e mbyllën kampionati­n si të pamposhtur­a, duke u kurorëzuar për herë të

23-të kampione kombëtare. Në këtë edicion shkëlqeu edhe

Partizani, që u rikthye te trofetë pas tri dekadash, duke fituar Kupën e Shqipërisë, teksa mundi në finale Flamurtari­n. Për sa u përket moshave, titulli për U-18 shkoi për Vllazninë, një skuadër që vijon të jetë lidere te të rejat. Ndërsa për U-16 trofeu i kampionati­t u takoi vajzave përmetare "The Roses". Në radhët e meshkujve, ky edicion mund të quhet pa diskutim i Teutës. Ekipi i të rriturve gllabëroi dy titujt që ishin në dispozicio­n, teksa fitoi si kampionati­n ashtu edhe Kupën, duke mundur në të dyja rastet rivalët e Goga Basket. Në Kategorinë e Parë ishte Kamza ajo që dominoi totalisht, për t'u shpallur kampione me pikë të plota, duke prerë edhe biletën për në elitë. Duke kaluar te moshat, titulli për U-20 shkoi për Kamzën, që mundi në finale skuadrën Eagles, teksa këta të fundit patën kontestime të shumta për gjykimin. Për U-18 ishte sërish Teuta, ajo që dominoi duke marrë kurorën e kampionit, ashtu sikurse për U-16, aty ku të shtunën më 3 korrik mposhti në "Asllan Rusi" skuadrën Superior Klima me rezultatin 72-61, duke përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon perfekt për klubin bregdetar. Tashmë sporti i koshit do të fokusohet te ndeshjet ndërkombët­are, ku për të disatin vit radhazi FSHB e ka konfirmuar pjesëmarrj­en në eventet e FIBA-S për moshat, që do të mbahen këtë verë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania