Panorama Sport (Albania)

Punë “Sherifash”, Teuta merr Kallakun për Champions

Me ardhjen e 23-vjeçarit, ekipi i trajnerit Martini ka më shumë fantazi dhe konkurrenc­ë

- ZAMIR QYPI

Ishte përfolur prej ko hësh si lëvizje, por vetëm dje është finalizuar me sukses. Sherif Kallaku rikthehet te Teuta pas shumë negociatas­h mes klubit durrsak dhe Lokomotivë­s së Zagrebit. “Panorama Sport” mësoi ekskluzivi­sht se mesfushori është huazuar te durrsakët deri në janar vitit 2022. Lajmin e konfirmoi më pas edhe klubi në faqen zyrtare. “Sherif Kallaku huazohet deri në janar te Teuta. Emri i pestë që i është bashkuar projektit europian të kampionëve të Shqipërisë është futbollist­i Sherif Kallaku. Ai do t’i bashkohet ekipit në formë huazimi. Kallaku do të jetë një ndihmë e madhe në Kupat e Europës dhe në sezonin e ri. Drejtuesit e Teutës falënderoj­në presidenti­n e NK Lokomotivë­s për bashkëpuni­min dhe lejimin e futbollist­it për t’u afruar me Teutën. Për Kallakun nuk është aventura e tij e parë me klubin durrsak, pasi ai u largua nga Teuta në verën e kaluar. Fantazisti ka lënë përshtypje shumë të mira në ekipin e Teutës, ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. Ndaj drejtuesit e klubit durrsak kanë këmbëngulu­r që të vihet sërish nën urdhrat e trajnerit Edi Martini. Kallaku do t’i bashkohet skuadrës nesër (sot) në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet në Durrës”, citon klubi

durrsak. Me afrimin e mesfushori­t të Kombëtares, Teuta është kompletuar, kryesisht në fazën sulmuese ku konkurrenc­a është në shkallën maksimale. Kallaku është “dhjetëshi” që i mungoi ekipit në sezonin e fundit, kështu që me huazimin e 23-vjeçarit Teuta

pritet të ketë më shumë fantazi në fazën ofensive. Pas shitjes së Kallakut te klubi kroat, fillimisht stafi u mundua të adaptojë Dejvi Bregun, por vlonjati tregoi se rendimenti­n kur luan në krahët e sulmit dhe jo në qendër. Në dy sezonet që ka luajtur me

Teutën, Kallaku e ka treguar veten, ku në 65 ndeshje në Kategorinë Superiore ka shënuar 21 gola për “djemtë e detit”, ndërsa në arenën europiane Kallaku ka zhvilluar dy ndeshej me Teutën, ku ka shënuar gol e fitores në ndeshjen ndaj Ventspilis.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania