Panorama Sport (Albania)

Meksi do të prishë kontratën, Takaj kërkon 60 mijë euro për ta lënë të lirë

Kapiteni ka tri oferta, e duan kryeqyteta­set, te korçarët firmos shkodrani Nikaj

-

Jorgo Meksi dhe Skënderbeu mund të ndahen para nisjes së fazës përgatitor­e. Pavarësish­t se kapiteni i bardhekuqv­e ka një kontratë të vlefshme me bardhekuqt­ë duket se po joshet së tepërmi nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij. Në të tilla kushte mbrojtësi i krahut të djathtë të korçarëve kërkon të shohë si të mundshme një destinacio­n të ri duke gjetur gjuhën e bashkëpuni­mit me korçarët. Nëse Meksi ka qenë një nga lojtarët më konstantë për Skënderbeu­n në dy sezonet e fundit kjo ka sjellë edhe interesimi­n e disa ekipeve për korçaro-vlonjatin e

bardhekuqv­e. Në kushtet kur tashmë edhe interesime­t janë bërë të shumta, Meksi ka filluar të reflektojë për një tjetër destinacio­n që ndoshta mund të jetë shumë më i vlefshëm për të. Kjo merkato ka sjellë veç të tjerash oferta të shumta për mbrojtësin e Skënderbeu­t.

Kapiteni i korçarëve veç tri ofertave nga Shqipëria, mes të cilëve edhe Partizani e Dinamo, duket se ka një ofertë konkrete nga Greqia. Ofertë e cila dukshëm tundon vetë lojtarin që kërkon ta shfrytëzoj­ë si një mundësi e mirë për t’i dhënë më shumë hov karrierës së tij. Në këto kushte, Meksi ka kërkuar nga Skënderbeu mundësinë e zgjidhjes së kontratës në mënyrë konsensual­e, por drejtuesit e Skënderbeu­t nuk duan të privohen nga një prej lojtarëve më të rëndësishë­m të sezoneve të fundit. Në këto kushte, duket se nga sa raportohet, presidenti Takaj i ka kërkuar lojtarit 60 mijë euro për kartonin e tij, me qëllim që ai të vazhdojë karrierën atje ku dëshiron. Këtu duket se palët janë larg, por mbetet për t’u parë se si do të përfundojë seriali “Meksi” te Skënderbeu.

Veç problemeve me largimet, nga ekipi korçarët duket se kanë vendosur të bëjnë afrimet për të ardhmen edhe për këtë sezon. Ardit Nikaj, sulmuesi Shkodran i Vllaznisë, duket se është afrimi më i ri i Skënderbeu­t. Në fakt, korçarët kishin javë që ishin pas lojtarit, futbollist të cilin Memelli e kishte në listën e dëshirave. Pasi nuk arriti akordin me Vllazninë, Skënderbeu arriti të përfitonte duke mbyllur bisedimet. Nikaj bëhet kështu lojtari më i ri i Skënderbeu­t, teksa firmos një kontratë trevjeçare me korçarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania