Panorama Sport (Albania)

Longo për Kukësin, Pejiç negocion me ndihmësin e Luçeskut

Dëshira e drejtorit sportiv Pejiç ka qenë afrimi në skuadër i një trajneri të huaj

- VLADIMIR MEMA

Diego Longo pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë kampit verilindor pohojnë se janë shumë pranë zyrtarizim­it të italianit në krye të pankinës së Kukësit për këtë sezon. Dy ditë më parë gazeta zbuloi se drejtuesit kuksianë kishin nisur bisedimet me një trajner nga vendi ynë fqinj dhe bëhet fjalë pikërisht për 45vjeçarin Longo. Mësohet se palët kanë arritur parimisht akordin dhe mbetet vetëm çështje zyrtarizim­i afrimi i tij në Kukës, për t’i besuar kështu edhe “çelësat” e një pankine që konsideroh­et “e nxehtë”, duke njohur historinë e Kukësit me trajnerët. Vetë dëshira e drejtorit sportiv Pero Pejiç ka qenë që të afrohet në skuadër një trajner i huaj, për shkak të seriozitet­it dhe cilësisë që mund të ofrojë në klub. Pas lëvizjes kësaj lëvizjeje, duket se më në fund dëshira e tij është drejt plotësimit.

KARRIERA – Diego Longo

së fundmi ka qenë ndihmës i të mirënjohur­it Mirçea Luçesku te skuadra e Dinamos së Kievit, e cila shihet si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij në fushën e trajningut. Më herët, Longo ka qenë thuajse në të gjitha rastet ndihmësi i Razvan

Luçeskut, pikërisht djalit të Mirçeas, i cili edhe ky si babai i tij ka bërë një karrierë si trajner në futboll. Për dy vite, nga 2009 deri në 2011, Longo ka qenë zëvendëstr­ajneri i Rumanisë në kohën kur këtë kombëtare e drejtonte pikërisht Razvan Luçesku. Edhe

pse ka qenë gjithnjë numri dy si ndihmës i Razvan dhe Mirçea Luçeskut në shumë skuadra si Rapid i Bukureshti­t, El Jaish, Petrolul, Skoda Ksanthi, Paok i Selanikut, Al Hilal Jiradh apo së fundmi i Dinamos së Kievit deri në janar të këtij viti, prej disa vitesh

Diego Longo zotëron licencën “UEFA Pro”, e cila është edhe licenca më e lartë për një trajner në nivel ndërkombët­ar. Cv-ja e tij është e pasur si ndihmës dhe mendohet që e gjithë eksperienc­a e fituar në këtë rol dhe për më tepër me një ekspert si Mirçea Luçesku, mund t’i shërbejë Kukësit për të bërë diferencën. Italianët nuk kanë lënë shumë shenjë në futbollin shqiptar si trajnerë, por me sa duket, Longo do të vijë në Kukës edhe për ta ndryshuar këtë histori.

ARRITJET - Arritjen më të madhe në karrierën e tij si trajner,

edhe pse si ndihmës, e ka me ekipin e Al Hilal Rijadh në Arabinë Saudite, ku ia doli të fitonte edhe Ligën e Kampioneve për Azinë. Për të vijuar me fitimin e dy kupave të Greqisë dhe një kampionat me Paokun e Selanikut, duke arritur edhe një rekord pikësh. Në të gjitha këto raste ka qenë ndihmës i Razvan Luçeskut, ndërsa me Mirçean aventura i zgjati vetëm pak muaj. Në karrierën e tij Longo numëron afërsisht 600 prezenca në pankinë në ndeshje zyrtare, gjashtë prej të cilave në Ligën e Kampioneve dhe 46 në Europa Ligë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania