Panorama Sport (Albania)

Teuta, “duart lart” para Sherifit

Gabime trashanike, kampionët s’i kapërdijnë dot moldavët

- ZAMIR QYPI

Teuta luajti për herë të parë në kualifikue­set e Ligës së Kampionëve. Megjithëse është shpallur kampione për herë të dytë (1994, 2021), në periudhën 1992-'97, Shqipëria

si shumë federata të vogla, e kë pasur të ndaluar për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në bazë të një direktive nga

UEFA. Sherif Tiraspol është një...

Teuta luajti për herë të parë në kualifikue­set e Ligës së Kampionëve. Megjithëse është shpallur kampione për herë të dytë (1994, 2021), në periudhën 1992-’97, Shqipëria si shumë federata të vogla, e kanë pasur të ndaluar për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në bazë të një direktive nga UEFA. Sherif Tiraspol është një skuadër me eksperienc­ë dhe traditë në kalimin e tureve në kompeticio­net ndërkombët­are, ndaj edhe sfida për durrsakët ishte e vështirë që në momentin që ra shorti. Sherif Tiraspol e bëri Teutën të dorëzohet me katër gola, nga dy për çdo pjesë falë gabimeve trashanikë në prapavijë të “djemve të detit”. Një gol me iluzionin e pozicionit jashtë loje në minutën e 15-të, një tjetër në të parën e shtesës pas gafës në qendër të mbrojtjes çuan Teutën në dhoma me disavantaz­h të dyfishtë. Starti i të dytës nisi me një eurogol për miqtë që e mbyllin me një tjetër në fundin e kohës së rregullt. Teuta duket se e mbyll shpejt aventurën me Champions-in dhe në raundin tjetër do të luajë në fazën e dytë kualifikue­se të Konferencë Ligës.

FORMACIONI – Trajneri Martini zgjedh “artilerinë e rëndë”, teksa hedh nga minuta e parë Seferin në majë dhe pas tij treshen Bregu-kallaku dhe Lorenco Vila. Pas tyre Aleksi dhe Emiliano Vila, me Xhekson, Arapin, Hoxhën dhe Todorovski­n që mbulojnë prapavijën përpara Frashërit. Skemës 4-2-3-1 të durrsakëve, moldavët iu përgjigjën me një 3-5-2, agresiv, sidomos në kundërsulm­e dhe shpërthime­t nga krahët.

PJESA E PARË – Është Emiliano Vila që bën tentativën e parë, por nga një distancë e largët dhe krejt e gabuar. Teuta provon të imponohet, mirëpo moldavët janë të shpejtë, të saktë dhe të rrezikshëm në sulm. Në minutën e tetë miqtë rrezikojnë teksa godasin shtyllën. Miqtë shtojnë ofensivën, por tentativën e radhës, gjejnë Frashërin të vendosur. Në të 15-ën, një manovër e shpejtë e Sherifit, nxjerr “blof” prapavijën e Teutës. Gjuajtje nga jashtë zone, e fortë që grushtohet nga Frashëri dhe menjëherë në këtë moment, sulmuesi Luvanor përfiton nga manovra jo e shpejtë e Arapit për t’i nxjerrë kundërshta­rët jashtë loje, dhe në zonën e vogël shënon me lehtësi. Protesta të vendësve, por më kot, goli edhe pse

shumë i dyshimtë, është i rregullt. Teuta bie në ritëm dhe Sherifi imponohet. Mirëpo, minutat kalojnë dhe vendësit marrin kontrollin e lojës, me Kallakun që është lojtari më aktiv, por mungon finalizimi dhe lidhja në 20 metrat e fundit mes ofensivës durrsake. Në

minutën e parë të shtesës, Teuta e pëson në qendër të mbrojtjes nga një pasim i gjatë për Luvanor që shfrytëzon shpejtësin­ë për të shpërthyer, del para Frashërit dhe shënon, 0-2 dhe skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes.

PJESA E DYTË – Sherifi

“qëllon” që nga dhomat e zhveshjes, minuta e parë dhe Traore, nga e djathta futet në qendër duke kalibruar të majtën direkt në trekëndësh­in e Frashërit, i cili me gjithë tentativën, nuk mund të bëjë asgjë. 0-3 dhe pjesa e mbetur është thjeshtë administri­m. Kallaku

e Bregu bëjnë disa kombinime, por pa rezultat. Sherifi heq dy autorët e golave, ndërsa Martini hedh Dajën për Rustem Hoxhën. Xhekson dëmtohet dhe Kotobelli debuton me Teutën. Në fund, minuta për Georgievin në vend të Seferit. Bregu ka disa mundësi, krijon

hapësira për të goditur, por pa rezultat. Në minutën e 89-të, një top i gjatë në të majtë, Kastaneda shpërthen, kalon Aleksin dhe përballë Frashërit shënon. Teuta pëson katër gola dhe tani duhet të mendojë vetëm për turin e dytë të Konferencë Ligës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania