Panorama Sport (Albania)

Rekord shtesash, "Tre Luanët" thyhen pas 691'

-

* Anglia ka arritur finalen e parë mes Europianëv­e dhe Botërorit nga viti 1966, 55 vite më parë: hendeku më i madh mes dy prezencave në finale në historinë e kompeticio­neve.

* Herri Kejn është tani kryegolash­ënuesi i Anglisë në turnetë e mëdhenj ndërkombët­arë (Europian/botëror), pasi ka arritur Geri Linekerin me 10 realizime.

* Mes Europianit dhe Botërorit, vetëm edicionet 1990 dhe 2014 të Botërorit (8 secila) kanë pasur më shumë ndeshje me shtesë krahasuar me "Euro 2020" (7).

* Goli i Danimarkës është i pari i shënuar kundër Anglisë që nga marsi, me "Tre Luanët" që mbyllin kështu një seri prej 691 minutash pa pësuar.

* Damsgard është lojtari më i ri danez që shënon në një fazë me eliminim direkt në historinë e Europianit (21 vjeç e 4 ditë). * Ndërkohë, Damsgard ka shënuar golin e parë nga një goditje dënimi direkte në "Euro 2020".

* Xhordan Pikford ka stabilizua­r një rekord të ri të minutave radhazi (725) pa pësuar gol për një portier të Anglisë: kalon kështu 720 të Xhordan Benks mes majit dhe korrikut të 1966-ës.

* Anglia ka shkuar në shtesë në katër gjysmëfina­let e luajtura në turnetë ndërkombët­arë. * Autogoli i Simon Kjaerit është i pari nga i cili Anglia ka përfituar në historinë e Europianit dhe i treti në absolut në një kompeticio­n madhor ndërkombët­ar (kundër Çekosllova­kisë dhe Paraguait në Botërorët 1982 dhe 2006). Sakaq është i pari për Danimarkën në historinë e Europianëv­e dhe i 11-ti në "Euro 2020", dy më shumë krahasuar me edicionet e turneut të vendosura së bashku (9). * Kasper Shmajkëll kreu nëntë pritje në këtë ndeshje. Asnjëherë një portier i Danimarkës nuk ka regjistrua­r më shumë në një ndeshje Botërori apo Europiani.

* Në moshën 19 vjeç e 305 ditë, Bukajo Saka është anglezi më i ri që luan titullar në një gjysmëfina­le apo finale të një turneu madhor ndërkombët­ar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania