Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ANGLISË

-

PIKFORD 5 - I pavendosur në rivënie, gabon disa pasime të tepërta. U nis me vonesë të lehtë te goditja e dënimit e Damsgardit.

UOKER 6 - I dobishëm për Sauthgejti­n, veçanërish­t në rikuperime­t në mbrojtje. U pa në më shumë se një rast në sprinte. STONS 6 - Administri­m i rregullt për të, një provë pa shpërqendr­ime për mbrojtësin.

MEGUAJËR 6,5 - Limitoi dëmet nga prapa dhe u angazhua në duele të bukura me Shmajkëlli­n në më shumë se një rast. SHOU 6,5 - Shoqëroi aksionet në të majtë, me një qëndrim gjithmonë energjik dhe agresiv.

FILIPS 6 - Bëri pjesën e tij në manovrën mbrojtëse, por ishte më pak energjik se zakonisht. Meritë mbi të gjitha e kundërshta­rëve danezë. Megjithatë, me kalimin e kohës, pati rritje.

RAJS 5,5 - Vuajti formën e mirë të mesfushorë­ve danezë dhe nuk arriti të fitonte kontrollin e repartit (nga 95' Henderson 6 - Kthjelltës­i dhe gjeometri të nevojshme në fazën finale).

SAKA 7 - Fitoi duelin vendimtar me Maehlen duke dërguar në qendër topin që u shndërrua në 1-1 për shkak të autogolit të Kjaerit. Faktor vendimtar, jo vetëm për atë asist (nga 69' Grilish

5,5 - Impakt më pak dhe anonim se zakonisht; nga 105' Tripier, pa notë). MAUNT 5,5 - Plot dëshirë në mesfushë, nuk arriti megjithatë asnjëherë të jepte shkëndijën. U fiksua me manovrat e tij individual­e pa ndihmuar shumë skuadrën (nga 95' Foden 6 - I dha një ndihmë të madhe presingut anglez në fund).

STERLING 7 - Provokoi autogolin e Kjaerit, pas pushimit u "zgjua" në pjesën kulminante dhe me zgjuarsi fitoi penalltinë e fitores. Megjithatë, një paraqitje dhe 11-metërsh shumë i diskutuesh­ëm.

KEJN 6,5 - I zoti dhe me fat në rastin e penalltisë vendimtare. Arrin kuotën dyshifrore të golave në turnetë ndërkombët­arë, me 10 gola si Lineker. Trajneri SAUTHGEJT 6 - Angli e parashikue­shme, e vendosur poshtë nga një Danimarkë kurajoze dhe me dëshirë. Fundi ishte në rritje, por ndjesia është që ajo penallti ishte tepër bujare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania