Panorama Sport (Albania)

Kejn: Edhe një sfidë për të rikthyer trofeun

“Me Italinë do të jetë e ndërlikuar, por e presim me padurim”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas sfidës pozoi me çmimin e “Lojtarit më të mirë” të ndeshjes. Me meritë. Pasi pati një influencë të madhe në të gjitha aksionet e Anglisë së tij, i përfshirë në manovra të bukura gjatë 120 minutave, duke u tërhequr edhe prapa për të marrë topin kur ishte mundësia për të avancuar më pas duke shpërndarë pasime. Lëvizje dhe pasim i bukur në rastin e golit të parë, shënoi vetë të dytin që ishte më i rëndësishm­i. Herri Kejn ishte në ekstazë pas fitores 21 ndaj Danimarkës. U duk qartë nga pamja e sulmuesit me trofeun në dorë dhe në momentet që përshëndet­i publikun e tij në “Wembley”, me Anglinë që arriti të fitonte për herë të parë një ndeshje në një fazë finale të një Europiani pasi kaloi në disavantaz­h.

NDESHJA - “Është diçka e pabesueshm­e, – komentoi për mediat prezente kapiteni i “Tre Luanëve” në zonën mikse. - Po çfarë ndeshjeje! Kompliment­e Danimarkës. Kërkuam megjithatë fitoren deri në fund dhe arritëm të shënonim në momentin e duhur. Reaguam shumë mirë. E tani jemi në finale në shtëpi, çfarë ndjesie”. Skuadra e Sauthgejti­t tani do të luajë ndeshjen e fundit të kompeticio­nit kundër Italisë, në sfidën e programuar për ditën e diel në orën 21:00 po në “Wembley”, pasi ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm arbitri. “Për fat të mirë, gjithçka shkoi në favorin tonë këtë herë. Arritëm të përgjigjem­i mirë pas avantazhit të tyre dhe nisëm të kontrolloj­më lojën”.

PENALLTIA DHE ITALIA - Sulmuesi më pas ka komentuar momentin vendimtar të ndeshjes: penalltinë e tij, nga ku lindi edhe rezultati përfundimt­ar. “Zgjodha që në fillim krahun se ku do të godisja, të them të vërtetën nuk është penalltia më e mirë që kam goditur. Ndonjëherë e humbet dhe topi të afrohet sërish dhe për fat të mirë ndodhi sot (dje)”. Në fund, disa fjalë lidhur me testin e radhës dhe të fundit për këtë kompeticio­n: finalen kundër Italisë, kundërshta­r që në gjysmëfina­le mposhti

Spanjën nga “lotaria” e penalltive pasi 120 minutat përfunduan në barazim: “E dimë që na pret një ndeshje e ndërlikuar ndaj Italisë. Kemi zhvilluar një turne të madh deri tani. Na pret edhe një ndeshje për të rikthyer trofeun në shtëpi dhe po e presim me padurim”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania